Deputetja e Demokracisë së Re, Flora Kadriu deklaroi sot se, Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike është vënë në shërbim të majorizimit të shqiptarëve në Maqedoni. Ajo kërkoi Qeveria, ashtu siç i krijoi problemet në rrafshin ndëretnik dhe ndërfetar, tani ato probleme t’i zgjedh.

Ajo tha se, mbledhja e sotme e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike është edhe një dëshmi për parodinë që po vazhdon të bëjë mazhoranca aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI. Sipas saj, VMRO-DPMEN dhe BDI po keqpërdorin rinin për interesat e tyre partiake dhe personale.

“Kisha që po ndërtohet në Kalanë e Shkupit është vendim i Qeverisë dhe kjo nuk mund të fshihet nga opinioni publik. Kjo Qeveri nuk është qeveri që zgjedh problem, por është qeveri që sjell probleme dhe që nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe lejon që djem të rinj të hyjnë në një luftë e cila në fund do t’i shërbente vetëm rejtingut partiak të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI”, shtoi deputetja Kadriu.

“Apelojmë që të mos keqpërdoren djem të rinj për qëllime partiake, sepse kjo dukuri mund të jetë fatale për Maqedoninë, e për këtë përgjegjësinë do ta mbajë Qeveria aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI”, shtoi në fund zonja Kadriu.

SHPËRNDAJE