Bernë, 28 korrik  -Demë B. (54) është arrestuar të enjten në Pejë, pasi i njëjti është i dënuar më 17 vite burgim në Zvicër, për vrasjen e dhëndrit dhe babait të tij para pedse vitesh (2012) në Oensingen (/SO). Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se D.B. eshte arrestuar me një mandat te Ineterpol-it te leshuar nga polcioa federale (FEDPOL) ne Bernë

D.B. krimin e kishte kryer bashkë me djalin e tij, Bekim Berisha. Ky i fundit, 28 vjeç, për të njëjtin krim u dënua më 20 vite burgim nga drejtësia zvicerane.

Gjatë procesit gjyqësor ata morrën dënime maksimale: 20 vjet burg për djalin Bekim dhe 17 vjet burg për Deme B.

Demë Berisha, nga viti 2012 ndodhet në arrati, me urdhër-arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga Zvicra, pasi kishte arritur të ikte nga autoritet zvicerane pasi ishte deklaruar si i sëmurë gjatë procesit gjyqësor.

Por Deme arriti të largohet dhe ai u dënua në mungesë. Gjatë vendosjes së tij në listën e Interpolit, ai arriti të arrestohet nga policia e Kosovës dhe tani pritet të ekstradohet drejt Zvicrës.

Ndryshe, vrasja e dy shqiptarëve, babë e bir, ishte bërë para dyerve të shtëpisë së viktimave në Solothurn të Zvicrës.

Deri tek vrasja e dyfishtë kishte ardhur si rezultat i një konflikti në mes të dy familjeve, i cili nga konflikti verbal kishte eskaluar në dhunë e kishte përfunduar tragjikisht

SHPËRNDAJE