largea_31j_sig_nga_3_shtatori_kufiri_me_malin_e_zi_mbikeqyret_nga_pk1396557834Banorët e zonës kufitare me Malin e Zi janë të shqetësuar për mundësinë që të mbesin pa pronat e tyre, pas procesit të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ata këto shqetësime ia kanë paraqitur komisionit shtetëror për këtë çështje. Edhe vet anëtarët e komisionit për demarkacionin e kufirit me këtë shtet kërkojnë që cdo marrëveshje të aprovohet në parlament.
Pasi procesi i definimit te kufirit është afer përfundimit me Malin e Zi, drejtuesit e Komisionit kosovar për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kanë mbajtur një takim me banoret e asaj zone.Sipas komisionit kjo ceshtje duhet të kalohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ali Lajci, drejtuesi i komisionit kosovar për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi thotë se miratimi final duhet të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

” Ky demarkracion duhet të kaloj nëpermjet Kuvendit të Republokës se Kosovës, të behet ratifikimi i ketij demarkacioni”, tha Ali Lajci.

Sadri Zekaj, Anëtar i Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi pohon se pas frikës së shprehur është organizuar edhe takimi.

” E kemi organizu këtë takim nga frika se do të na merret kjo tokë që me shekuj ka qene e jona dhe kete e kemi bërë për të terheqë vërejtjen te qeveritart se nese lejojn të merret kjo pjesë, ateherë jane duke bërë një gabim të madh shekullorë”, deklaroi Zekaj.

Banoret janë të mllefosur me faktin se Mali i Zi ka hyrë për disa kilometra në territorin e Kosovës.

Osman Mulaj, qytetarë i kësaj zone thotë se kjo bjeshkë është e jona. ” Pasi na ka njoftë Mali i Zi si shtet na ka marr 6 kilometra bjeshkë tona.Qeveria le te interesohet se dikur bëhet vonë sepse gjaku do të shkojë më keq se me Serbinë”. tha Mulaj.

Rasim Mulaj, tjetër qytetarë, thotë se ne si banor e dimë saktesisht se ku janë kufijtë. ” Kështu ne po ndegjojmë se komisionet nuk jane të njoftuar me këtë kufi dhe nuk e dinë, ndaj i kisha preferuar ata te mos caktojne kufi pa u konsultuar me neve si banor sepse munden me fut në konflikte te hapura me Malin e Zi”, thekson Mulaj.

Banorët e kesaj zone, mbesin të shqetësuar se me rastin e demarkacionit të vijës kufitare mund t’i humbasin pronat e tyre.

SHPËRNDAJE