«Rexhep  Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell  të vetin t’ja japin Serbisë, ne nuk mund ta mbajmë atë. Por,  ne ja bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova asesi nuk ka asnjë pëllëmbë për  t’i dhënë falë Serbisë…Beogradit , ja përkujtojmë se Serbia na ka borxh dhe sot atje  kemi  edhe një Kosovë e gjysëm  nga Presheva deri në Nish, te Molla e Kuce dhe ato janë toka shqiptare.  Dhe nëse ky serbi  mundet  me i mbajtur me zor, t’i mbajë…Sikur Kosovën  a mundi ta mbante..” ka deklaruar në intervistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » veprimtari i shquar z.Adem Demaci.

 

Preshevë, 20 shkurt /AIK-Presheva Jonë

 

Ideja e Rexhep  Qosjes lansuar  para ca ditësh në agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë «  që veriu i Kosovës t’i jipet serbisë, e Lugina e Preshevës Kosovës… aq sa kishte johonë të madhe po aq kishte edhe kritika nga radhët e politikajve dhe intelektualëve sikure dhe nga faktori ndërkombëtar.  Veprimtari i shquar Adem Demaci jo vetëm që nuk pajtohet me Qosjen por  thotë se Serbia dhe Qosja vetëm  mund të kshyren kah dielli, sepse Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë tokë me dhanë falë.

 

« Po cfare Veriu me dhanë Serbisë oj ti « Preshava Jonë »,  a je n’mend, po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë ?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish.  Kosova, jo që nuk do t’i jap Veriun, por sikur  Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të  Kosovës.  Rexhep  Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell  të vetin mund t’ja japin Serbisë, ne nuk mund ta mbjamë atë, por ne ja bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova asesi nuk ka asnjë pëllëmbë për  t’i dhënë falë Serbisë…Serbia na ka borxh  dhe ajo  herdokurdo duhet shqiptarëve t’ju kthej tokat e veta . A e dini një fakt se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe” ku Serbia, herë me luftra e herë me me tinzija, me dhunë e me presion e ka tkurrur Kosovën për gati cdo 20-30 vjet duke e shtyer  gurin e megjës prej Nishi, tek Molla e Kuce.. ngushto e ngushto deri në Leskoc, shtyej e shtyej deri në Vranjë e sot e ka prurë  gurin e megjës me sukses deri në Medvegjë dhe dëshiron t’i mbajë sot me zor edhe Preshevën edhe Bujanocin e banuar me shumicë  Shqiptare, që në fakt dikur edhe Medvegja ishte e banuar me shumicë, që sot atje janë apo nuk janë 500 shqiptarë ?! ..

 

Në vazhdim z.Demaci pohon se Serbia i ka borxh Kosovës për tja riktyher trojet e veta etbnike deri në Nish të ozurpuara me luftra e dhunë…”Beogradit , ja përkujtojmë se Serbia na ka borxh dhe sot atje  kemi  edhe një Kosovë e gjysëm  nga Presheva deri në Nish, te Molla e Kuce dhe ato janë toka shqiptare.  Dhe nëse ky serbi  mundet  me i mbajtur me zor, t’i mbajë…Sikur Kosovën  a mundi ta mbante..” ka deklaruar në fund  veprimtari i shquar z.Adem Demaci për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë »

—————————————————-

 

“PRESHEVA JONE” ME ADEM DEMACIN: RRIMË SHTREMBËRT E FOLIM DREJTË: 17 PYETJE PËR TE, 17 PËRGJIGJE PËR JU…

EKSKLUZIVE: Baca Adem duket se sivjet ka vendosur ta pres ditëlindjen në mesin e bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër, i cili më 26 shkurt të vitit 2036 i mbush plotë 100 vjet. Urime baca Adem 100 vjetorin ! Pra, Adem Damaci  drejues i parë i UCK-së, “Mandela” i Kosovës, veprimtar i shquar i rezistencës shqiptare kundër serbëve flet ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” nga ditët e para në burgjet serbe, nga “gjarprinjtë” e djeshëm e deri tek “gjarpinjtë” e sotëm të Kosovës. Se sa është i kënaqur me situatën në Kosovë pas katër vitesh “pavarësi » dhe 100 vite tjera “pavarësi” të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, veterani i shquar Adem Demaci në këtë intervistë të gjatë, në dy vazhdime duke ju përgjigjur 17 pyetjeve, ai i  përgjigjet ideve të Rexhep Qosjes për coptimin e Kosovës,  flet për Veriun  e Kosovës, për Luginën e Preshevës si dhe për atë atë pse Kosovës (nuk) ju deshtën demonstratat e vitit 1981. Veprimtari Demaci në këtë intervistë flet edhe për bashkimin kombëtar. Sa i përket Luginës,  ai shpjegon edhe për atë, se i duhet apo jo shqiptarëve Këshill Kombëtar Shqiptarë ? Në vazhdim të kesaj interviste eksluzive z.Adem Demaci flet edhe për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë si dhe takimin eventual mes Thacit dhe Tadic, për  rolin e Eulex dhe nderkombëtarëve në Kosovë, për Zvicrën dhe diasporën shqiptare, për Albin Kurtin dhe “Vetvendosjen” e tij,  si dhe për romanin e tij  « Gjarprinjt e gjakut” pas 55 vjetësh…Pra për të gjitha kto dhe shumë cka tjeter me interes kombëtar e ndërkombëtar që z.Demaci i flet për herë të parë në këtë intervistë, mund të lexoni nesër në dy vazhime vetem në agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”. Pra, qëndroni me ne për të njohur më mire vetveten dhe kombin tonë…Deri nesër ju priftë e mbara, siq thotë baca Adem !…

SHPËRNDAJE