ImageDelegacioni i Kosovës ka takuar përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, ku pritej të diskutohet për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Ndryshe Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic ka thënë per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Ok, në Bruksel mund te flasim për Presheven, nëse pajtohet Thaci dhe Vucic..”

Aty e shohim delegacionin e Kosovës në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kociancic në postimin e saj flet edhe për arsyet e këtij takimi të prijësve me Mogherini-n, duket theksuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe prespektiven evropiane.

“Federica Mogherini takohet me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin e EU të dialogut, por po ashtu të diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së” ka shkruar Kocijancic në llogarinë e saj në “Twitter”.

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic, ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në “Twitter” bashkë me politikanët e Kosovës.

Kosova për herë të parë me delegacion të gjerë në dialog

Sapo ka filluar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës i prirë nga Presidenti Thaçi me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e fazës së fundit të dialogut me Serbinë.

Media mëson se mbrëmë delegacioni i Kosovës është takuar me përfaqësues të lartë të departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.

Në orët në vazhdim, pritet të ketë edhe një takim ndërmjet Presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Vuçiq.

SHPËRNDAJE