DELEGACIONI I BE N'BUJANOC u interesua rreth kërkesave të shqiptareve në protestëne fundit “Ndal Dëbimit të Trurit”

Sipas përfaqësuesit të Këshillit për të drejtat e Njeriut në Bujanoc Ragmi Mustafës ata ishin në dijeni rreth letrës që ia kemi dërguar, baroneshës se larte Evropiane,  Katherin Eshtonit, në notë proteste dhe padrejtësive që behën në vendin tonë dhe me këtë raste ata vlerësojnë lartë angazhimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës

 
Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc,16 mars / AIK-Presheva Jone

Një delegacion i Lartë i Bashkimit Evropianë dje në orët e mbas ditës ka qëndruar në Bujanoc, dhe ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës si dhe me Organizatat joqeveritare. Njëra ndër temat kryesorë gjatë këtij takimi ishte edhe protesta që është mbajtur më 10 dhjetor të vitit të kaluar në Preshevë që ka qenë marshi protestues nga shqiptarët e Luginës me moton “Ndal Dëbimit të Trurit” për mosnjohjen e Diplomave të Kosovës nga ana e Serbisë.

Delegacioni në fjalë verifikon gjendjen reale e cila mbretëron në këto hapësira duke pasur parasysh pyetësorin të cilin e ka dërguar BE-ja ndaj Republikës së Serbisë dhe ky delegacion verifikon gjendjen reale. Në kuadër të këtij delegacioni ka pasur edhe bisedime rreth protestës që është mbajtur më 10 dhjetorë të vitit të kaluar në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarët shprehën pakënaqësitë e tyre në rrugë me moton “Ndal Dëbimit të Trurit” për mos njohjen e diplomave të Kosovës nga ana e Republikës së Serbisë.

Sipas përfaqësuesit të Këshillit për të drejtat e Njeriut në Bujanoc Ragmi Mustafës ata ishin në dijeni rreth letrës që ia kemi dërguar, baroneshës se larte Evropiane,  Katherin Eshtonit, në notë proteste dhe padrejtësive që behën në vendin tonë dhe me këtë raste ata vlerësojnë lartë angazhimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës dhe organizatave joqeveritare që kanë në një koalicion të gjerë dhe të pjekur që të shprehin shqetësimet e thella rreth këtij problemi që po ndikon në dëbimin e trurit të studentëve shqiptarë dhe krahas saj po ndodh një proces një migracion në heshtje ee që mos të lejojmë që të na ndodh një Mendvegje e dytë.

 “Është diskutuar mjaftë edhe për edukimin i cili mbretëron ndaj shqiptarëve duke filluar nga ai parashkollor e deri tek ai universitar ku Serbia është e obliguar që në bazë ligjeve për edukim për të i siguruar të gjitha pakicave edukim në gjuhën amtare apo së paku fondet përkatëse të cilat do ti siguronin studimet në gjuhën e vetë”.

Gjithashtu gjatë takimi të djeshëm është biseduar edhe për trajtimin  e shtetit ndaj minoriteteve përkatësisht ndaj shqiptarëve se çfarë marrëdhënie ka vendosur shteti i Serbisë me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  e që sipas Përfaqësuesit të Këshillit të Drejtave të Njeriut nuk janë raporte të qytetarëve çfarë i parashikojnë ligjet përkatëse.  “Në këtë drejtim në mendojmë që thellësisht edhe kemi ngritur shqetësimet se Republika e Serbisë nuk i trajtojë gjithë qytetarët e saj në mënyrë të njëjtë edhe pse të gjithë paguajnë taksat dhe të gjitha ato çfarë parashikohet me ligje por qe së trajtimi I shqiptarëve si inferior dhe si qytetarë të dorës së dytë me crastë me këtë shkelet thellë drejtat e njeriut drejtat për liri barazi dhe të drejtat për arsim të lartë ashtu cfare I kanë të gjitha komunitetet brenda Serbisë”.

Intervistuesi në fjalë beson thellësisht se kjo është rruga e një procesi me të cilin e kemi filluar më 20 dhjetor, besoj se është rruga me të cilën kanë ngritur shqetësimet vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mendon se kjo rrugë do të  ngjasojnë rrugën e ngritjes së standardeve evropiane në të gjithë Ballkanin perëndimorë në këtë kuadër që i gjithë Ballkanin perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropianë. Ai thotë se pa i përmbushur standardet e parashikuara evropiane më të larta Serbia nuk mund të jetë pjesë e saj, në këtë drejtim ai thekson se ne e shohim shansin e vetëm që shqiptarët të i realizojnë si të drejtat kolektive ashtu edhe të drejtat individuale .


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni