Ish –kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës dhe aktualisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë Carla del Ponte ka folur sërish për qejf të medie serbe. Ajo në një  prononcim për Tanjug thotë se NATO kishte penguar hetimet për trafikimin organeve në Kosovë dhe se të vërtetën e vetme për këtë do të mund ta jepnin hetime nën mandatin e OKB-së. 
“Bashkësia ndërkombëtare është dashur të reagojë pas raportit ë Dick Martyt, por vetëm hetimet me mandat të OKB do të nxirrnin të vërtetën për këtë akuza”, ka thanë del Ponte, transmetojnë medie të Beogradit

Ajo ka shtuar se ka munguar vullneti politik që të zbardhet ky rast për arsye se “situata në Kosovë është ende mjaft e brishtë”. E pyetur se a ndjehet përgjegjëse për shkak se në fund të vitit 2005 me urdhër të prokurorisë së Hagës janë shkatërruar mostrat nga “shtëpia e verdhë” , Del Ponte ka thënë se shkatërrimi ka qenë gabim dhe se ajo e di se kush i ka asgjësuar ato pasi që është në kontakt të vazhdueshëm me pasardhësin saj kryeprokurorin aktual të Hagës Serge Bramertz

Del Ponte po ashtu ka theksuar se gjoja “NATO dhe UNMIK nuk kanë lejuar qasje në dokumente të rëndësishme, ndërsa Shqipëria nuk ka lejuar të hyjmë në territorin e saj për të ekzaminuar varreza”.(Koha.Net)

SHPËRNDAJE