(AIK-Presheva Jone)

Përzgjedhësi aktual I kombëtares spanjolle njëherit edhe ish trajneri I realit të madridit Vincente Del Boske,me rasrin e publikimit të librit të tij biografik të shkruar nga gazetari Paco Cañamero të quajtur “pasha e dinjitetit” ka përmbledhur të gjitha kujtimet e mira dhe të këqija gjatë jetës së tij në futboll.

Vincente Del Boske,kandidat për të fituar topin e artë si trajneri më I mirë I vitit 2010 këtë vitë u shpall kampion botë me spanjën me qka e ngriti edhe më lartë veten dhe vlerat e tijë si trajner.

Ai 36 vite të karierës së tij futbollistike ia kushtoi realit të madridit nga I cili u nda në viti 2001 kur udhëheqësia e atëhershme e klubit refuzoi që të rinovoj kontratën me spanjollin.

Boske kujton me nostalgji vitet e kaluara atje dhe me dhimbje detyrohet të flet edhe për “darkën e largimit” kur ju kumtua lajmi se kontrata e tij nuk do të rinovohej,dhe rrugët e tij me realin e madridit do të ndaheshin për të mos u bashkuar më !

SHPËRNDAJE