Preshevë, 28 prill  -Në emisionin “Upitnik” të organizuar nga Radio Televizionin e Serbisë me temën “Serbia e Madhe” dhe  Presheva në “Shqiperine natyrale”, pas deklaratave “bombë” te liderit Jonuz Musliut ne agjencine e lajmeve “Preshevas Jonë” se “bashkimi i Shqiperise me Kosovën i pakuptime pa Preshevën” mysafir në studio ishin ftuar kryetari i PVD-së Riza Halimi, drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën e Qeverisë së Serbisë Marko Gjuriq dhe kryetari i Trupit Koordinues për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë Zoran Stankoviç.
Zyrtarët serbë përgjat tërë debatitit u munduan që fokusin e emisionit ta orientojn në deklaratën e Jonuz Musliut rreth bashkimit të Luginës me Kosovën dhe Shqipërin. Ata mundoheshin që të qëndrojn vazhdimisht në këtë temë me qëllim të shmangies nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë e që janë pasojë e diskriminimit të Qeverisë serbe.

Mirëpo, Riza Halimi nuk lejoi që biseda të fokusohet aty ku aludonin zyrtarët serb dhe i numroi një mori diskriminimesh që qeveria e tyre i bënë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Si shembull më të freskët zoti Halimi potencoi rastin e investitorit “Solid” nga Suhareka ku Qeveria e Serbisë në vend se të subvencionoj këtë kompani njejtë sikur që subvencionon kompanit që kanë investuar në Vlladiçki Han apo në qytetet tjerë serb, ku për një vend pune subvencionon investitorin me 10.000 euro, në Preshevë investitorit në fjalë detyrohet Komuna e Preshevës të ja paguaj edhe qiranë prej 1.500 eurove në muaj. Më pas z.Halimi i bëri me dije Gjuriqit dhe Stankoviçit se çuditërisht bashkpunimin e vazhdueshëm Qeveria serbe e ka mu me forcat politike në Luginë të cilat paraqiten si forca me qëndrime radikale dhe që bojkotojn edhe zgjedhjet parlamentare!
Krejt në fund Marko Gjuriq i cili vjen nga partia e kryeministrit Vuçiç shprehi paknaqësin e ti dhe mllefin pse Riza Halimi në asnjë rast nuk u shpreh kundër bashkimit kombëtar shqiptar./RTP

SHPËRNDAJE