LDK-Zvicër: Heqja e fotgrafisë së dr.Rugovës provokim dhe injorim ndaj themeleve të pavarësisë

Reagim i Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me heqjen e fotografisë së ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova nga salla e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës


Dega e LDK-ës në Zvicër reagon lidhur me heqjen e fotografisë së ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova nga salla e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit. Njëherit kërkon kthimin e menjëhershëm të fotografisë aty ku ishte. Dega e LDK-së në Zv…icër konsideron se Simboli Ibrahim Rugova nuk mund të zëvendësohet dot, nga askush. Popuj të ndryshëm kanë shumë kryetarë partish apo qeveritarë, por simbole kanë fare pak.
Siq duket z.Jakup Krasniqit është duke i penguar fotoja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës-Dr. Ibrahim Rugovës.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron si gjest tejet të ulët të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për kët gjest provokues, njëherit kërkon që të tillët njerëz që prekin ndjenjen e popullit në formën më të vrazhd, duke synuar që fotografia e Presidentit Rugova të hiqet nga salla e mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit siq pat vepruar më herët kur e hoqi nga holli i Prseidencës, apo edhe në koridorin e Kuvendit të Kosovës. Njerëz të tillë duhet të dalin para drejtësisë dhe të largohen nga skena politike njëherë e përgjithmonë.Të tillët duhet ta pyesin vetën a i kanë rrespektu ligjet ndonjëherë deri më tani përveç këtë farë ligji për ta hequr fotografinë e Dr.Ibrahim Rugovës. Z. Jakup Krasniqi, paska pritur 12 vjet për ta “rrespektuar” këtë ligj në fuqi. Duhet të turpërohet për këso marrinash.
Ky veprim i papërgjegjshëm është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ne veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Dega e LDK-ës në Zvicër ja kujton z. Jakup Krasniqi se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe personalitete më të larta botërore i përkulen edhe sot dhe kurr nuk e permendin emrin e tij pa e cekur President sepse, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe shkoj si President, te gjithë burrshtetasit e botës të cilët e njohën dhe që jetuan në epokën Rugovjane e pranojn se ai ishte arkitekt i pavarsisë, me vizionin e tijë solli lirinë në Kosovë dhe shumë miqë anëmban botës i bëri Kosovës kurse sot ka të tillë si Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e pengon fotografia e Presidentit Rugova dhe të merr një vendim kaq apsurd për ta larguar fotografinë e një njeriu që mbi të gjitha ishte Presidenti i Shqiptarëve te Kosovës, si mund dikush te ketë at të drejt të largoj Presidentin që për sa vite që ishte në skenen politike gjithmon e perkrahën 90% e Shqiptarëve. Presidenti Dr. Ibrahim RUGOVA ka qen i gjithë Kosovës . Presidenti Ibrahim RUGOVA ishte dhe mbetët figura më e ndritur e Historisë së Kosovës.

Për Degën e LDK-së në Zvicër
Haki Latifi, kryetar


2 Komente

  1. muhamedi, February 9, 2012:

    Hajr Kupo hajt.Vec te para.Po ca hamamin po t pengon Rugova o Kupooo.Po kshyri mare ata tut qi ja kajten nonen Kosoves

  2. Rama, February 10, 2012:

    Medet, medet per Kosoven e shkret ne dur te kujt ka mbete. Ne duar te hajnave primitiv, te fliqanave frigacak qe edhe pse i vdekur Dr. Rugova ja kan frigen apo tmerrohen nga vepra dhe shembelltyra e tij. Kupi a kup qka d.m.th ky emer?. Nje Qen rrugaq qe ka leh gjith jeten w tij edhe prap vazhdon me avaze te kumonistve bolshevik. Leh bre Qen leh e lomotit sa te dush se ti je po aj qeni i vjeter qe ke fut perqamje ne gjith Shqiptarve dhe ke dasht ta besh te njejtin veprim por si shkau, ather kur Kosova kundrmonte nga baruti i shkaut e kufomat shiptare, ti ke bo qef me lavire te drinices dikun i fshehur dhe ke dhan urdhera edhe per zhdukjen e Dr. ttRugoves. Me dhun e pshtjellime ke arrit qellim. Po qellomeve tua dhe banditve tjer qe ekan prdhos emrin UQK-se ju ka ardh fundi. Foton tane shpejt do mbaj perkujtim nga bamka e za akuzuarve na Hag. Kriminel i ndyre

Komentoni