dcedasjjjPRISHTINË, 14 gusht  -”Beogradi duhet ta dijë, se kur ka diskriminim dhe s ka situatë të qetë ne Luginen e Preshevës , as ne në Kosovë s’jemi të qetë…” ka thënë sot për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” lideri i PLK-së zv.ministri i Kulturës Rinisë e Sporteve z. Gjergj Dedaj.

 

Dedaj, fillimishjt duke folur për  (mos) marrëveshjet e reja të koalicioneve në Kosovë për tkonsituimin  e qeverisë së re. ai ka pohuar se  “Republikës së Kosovës në këto kohra të rëndësishme të forcimit të shtetit i nevoitet qeveri stabile, kredibile dhe e fuqishme në vendimmarrje, blloku i krijuar pas zgjedhjeve LDK-AAK-NISMA edhe sikur të ishin krejta punët në rregull nuk i ka numrat për krijimin e institucioneve, ku për ti arritur ato duhet të varet shumë nga “Lista Sërpska” e cila nuk është as më shumë as më pak se një arterie shumë e fuqishme e cila e përcjell politikën e Beogradit..”  ka thënë sot për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” lideri i PLK-së zv.ministri i Kulturës Rinisë e Sporteve z. Gjergj Dedaj.

Lideri i PLK-së ne vazhdim ka pohuar se “është krijuar një -ngërrc- politik pas zgjedhjeve të 8 qershorit qka edhe është pritur, pasi që të gjithë e dim se si jemi futur në zgjedhje pa reforma, pa ligj dhe natyrisht se i kemi pritur këto probleme që i kemi nga të cilat duhet që sa më shpejt të dalim e mos ta lëmë Kosovën e popullin të mbes peng”.

 

Dedaj ner vazhdim ka shtuar se nëpër institucione nuk ka ngecje, qeveria dhe ministritë po funksionojnë “sic është më së miri”.  Ai ka theksuar arritjet e dikasterit në të cilin ai kontribuon duke thënë se “në ministrinë ku unë jam zëvëndës mund të them se është ndër më të suksesshmet e kësaj qeverie pasi që kemi arritur të bëjmë reforma të fuqishme në kultur, arritje të jashtëzakonshme në sport si në atë vendor me anë të federatave tona, por edhe në atë ndërkombëtarë përmes sportistëve tanë të dalluar”.

 

Dedaj: Kur sitauata nuk eshte e qetë në Luginën e Preshevës, beogrdai duhet ta dijë  se edhe ne në Kosovë nuk jemi te qetë…

 

dedajjj1“Shteti serb nuk e ka ndërmend të ndal politikat diskriminuese ndaj pakicave me theks të veqant ndaj shqiptarëve, ata pos që po rëndojnë jetën e qytetarëve shqiptarë atë pjesë, poashtu po e vështirësojnë rrugën e vetë drejt Bashkimit Europian i cili kërkon qasje serioze ndaj pakicave në sferën e liris së gjuhës, simboleve kombëtare dhe të drejtave themelore njerëzore”, ka dekalruar z.deda duke folur për krizën në Lugiën e Preshevës.

Në fund.z.Dedaj  duke folur për rrolin e Partisë Liberale ne avancimin e proceseve në Kosovë  të cilës i prinë ai, ka pohuar se “kontributi i Partisë Liberale që nga paralufta e deri sot ka qenë për tu vlerësuar, pasi që duke qenë pjesë e Liberalëve nëpër organizata ndërkombëtare kemi arritur që ta ngrejmë zërin dhe qështjen për Kosovën duke i shtyr proceset e duke u bërë pjesë e avancimit e shtyrjes së tyre”

SHPËRNDAJE