Daniele de Rossi foli në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica” për kundërshatin e përfaqësueses së tij në çerekfinalen e ditës së shtunë në Euro 2012 kundër Anglisë. Mesfushori i kombëtares “azhure” tha se skuadra e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen në Kiev me “Tre Luanët”.

“Anglia nuk është një skuadër të cilën duhet ta njohim tani përkundrazi është dhe Roy Hodgson i cili ka njohuri për stilin e futbollit tonë. Ata nuk janë një ekip i pamatur”.

De Rossi thurri elozhe për kapitenin Steven Gerrard por pohoi se ai nuk është i vetmi lojtar i mirë që ka përfaqsuesja angleze.

“Gerrard gjithmonë ka qënë idhudhi im. Është një lojtar i madh i cili është pjekur shumë 10 vitet e fundit. Megjithatë ka edhe lojtarë të rinj të talentuar”, përfundoi 28-vjecari.

SHPËRNDAJE