Sipas ‘AS’, tekniku portugez po mendon që në sezonin e ardhshëm të ketë shërbimet e një futbollisti me aftësi organizuese si David Silva. Spanjolli i Manchester City ka shpërthyer këtë sezon në kampionatin anglez dhe është objektivi i madh i kampionëve të Spanjës.

Edhe në vitin 2010 futbollisti i kombëtares spajnolle ka qenë shumë pranë nënshkrimit me ekipin meringues. Marrëveshja me Valencia ishte mbyllur, por ardhja e Mourinho prishi gjithçka. Në atë kohë portugezi vendosi blerjen e Khedira, Di Maria, Carvalho dhe Ozil.

26-vjeçari do të shtonte presionin tek organizatori gjerman Mesut Ozil dhe do të zinte vendin e lënë bosh nga Kaka’, i cili sipas mediave spanjolle është shumë pranë transferimit tek PSG.

SHPËRNDAJE