Victoria Beckham është e lumtur që tani ka edhe vajzën e ëndrrave të saj, por ajo tani po kujdeset që vogëlushja Harper të shohë dhe të ketë njohuri për futbollin po aq sa edhe tre vëllezërit e saj më të mëdhenj.

Stilistja e njohur bashkë me katër fëmijët e saj ndoqën bashkëshortin dhe babanë David Beckham, ndërsa ekipi i tij LA Galaxy luante ne California, fatkeqësisht duke humbur ndaj New York Red Bulls me rezultatin e ngushtë 1-0.

Djemtë e Beckham po ndiqnin takimin nga poltronat VIP jashtë, ndërsa ambienti brenda ishte rezervuar për gjininë femërore të familjes.

Po ashtu ndeshjen po e ndiqnin edhe nëna e David dhe motra e tij, të cilat qëndruan jashtë bashkë me djemtë. Victoria edhe kësaj radhe, pavarësisht se bëhej fjalë të ndiqnin një takim sportiv, kishte kuruar me kujdes veshjen e saj, të vajzës Harper dhe të tre djemve. Askush nuk mund ta kapë Vic pa përgatitur!

SHPËRNDAJE