Në rrjetet sociale vazhdimisht qarkullon një video e debatit mes Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajt, dhe anëtarit të PDK-së, Xhavit Haliti, debat ky i zhvilluar në njërën nga televizionet në Kosovë, në kohën kur ende në bashkëqeverisje ishin LDK dhe PDK, shkruan “Bota sot”.

Në një moment, debati mes Molliqajt dhe Halitit kishte eskaluar në akuza të rënda, ku Molliqaj i thotë Halitit se ata dhe klani Pronto janë të gjithë kriminelë. Por, kjo ka bërë që të shpërthejë Haliti, i cili i drejtohet Molliqajt me fjalën kastravec, duke e porositur atë që të ketë kujdes kur akuzon pa fakte. E këtë Molliqaj e ka cilësuar si kërcënim, gjë të cilën e pranon edhe Haliti.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

SHPËRNDAJE