Résultat de recherche d'images pour "gjykata speciale hagë presheva jonë"Preshevë,  25 korrik  -Nje dite pas vizites se shefit te policise kosovare Skënder Hysenit ne Interpol, duket se edhe gjërat kane ndryshuar ne terren. Ndryshe edhe zyrtarert e Interpolit dje ne Lion i kane deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se Kosova, nje dite PO ne Interpol, por jo pa luftuar krimin e organizuar dhe zbulimin e vrasjeve ne Kosovë. Do perkujtuar se policia e Kosovës ka reaguar ndaj nje shkrimi te “Presheva Jonë” e cila i referohet burimeve nderokombëtare dhe ne vete burime brenda kësaj policie, se priten arrestime pas Bajramit..të disa perosnaliteve, pas akuzave te Gjykatës Speciale.

 

 

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka treguar për herë të parë se cila polici do t’i kryejë arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Trendafilova, ka thënë se Policia e Kosovës do të merret me arrestimin dhe sjelljen në Gjykatë Speciale të të kërkuarve nga këto dhoma të Specializuara.

Ajo ka theksuar se një gjë e tillë është rregulluar me ligj, por nëse është e nevojshme, Gjykata Speciale mund të kërkojë edhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ashtu siç parashihet në Ligj, ne mund të mbështetemi në Policinë e Kosovës, si edhe në cilëndo gjykatë të Kosovës. Gjithashtu, Prokurori i Specializuar mund të vërë në zbatim urdhrat e tij nëpërmjet një force policore brenda Zyrës së tij. Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar”, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

Policia e gatshme

Image

Daut Hoxh

Duke folur rreth kap
aciteteve dhe mundësive të Policisë së Kosovës për t’i bërë arrestimet me urdhër të Speciales, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, është shprehur se Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit, prandaj si të tillë ata ashtu do të veprojnë.

“Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit. Detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara qartë me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë, prandaj çdo veprim apo angazhim ligjor që ndërlidhet me sigurinë dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend nuk ka alternative” ka thënë Hoxha për “Bota sot”.

Ndërsa, sipas ekspertëve të sigurisë Policia e Kosovës natyrisht që i ka kapacitetet dhe mundësitë që t’i bëjë arrestimet me urdhër të Speciales.

Ata pohojnë se përkundër që Policia e Kosovës shpesh herë akuzohet si e politizuar, përsëri nuk do të ndikojë në arrestimet nga Specialja. Sipas tyre, liderët ndoshta do të njoftohen paraprakisht për arrestimet, mirëpo nuk do të kenë mundësi t’i kundërshtojnë arrestime.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, shprehet se Policia e Kosovës është e përgatitur që të ndërmarrë të gjitha kompetencat që ia mundëson ligji i PB-së.

Tërnava: Besueshmëria diskutabile

Sipas Tërnavës, çështja e besueshmërisë së policisë mund të jetë diskutabile, sepse ajo është shumë e politizuar dhe prej themelimit të saj e tutje.

Image

Hajrullah Tërnava

 

“Policia e Kosovës në bazë të performancave dhe numrave që i kanë, e ka edhe kapacitetin dhe mundësinë t’i bëjë arrestimet me urdhër të Speciales. Policia e Kosovës është e përgatitur që të ndërmarrë të gjitha kompetencat që ia mundëson ligji i PB në ruajtjen e kushtetutshmërisë së Kosovës, si dhe në ruajtjen e rendit publik dhe qetësisë në Kosovë. Çështja e besueshmërisë së policisë mund të jetë diskutabile, sepse ajo është shumë e politizuar dhe prej themelimit të saj e tutje, atë e ka kontrolluar  dhe mbikëqyrë kjo elitë e dalë nga “lufta” që edhe sot e kësaj dite e qeverisë vendin-Kosovën e si shkak i formimit të Gjyqit Special tani janë veprimet bash të kësaj elite. Nëse llogaritet se njerëzit në poste të larta që e qeverisin këtë vend, e të njëjtit që dikur mbas luftës ishin të varfër e tani janë multi milionerë, këta nuk do të kishin mundur të pasurohen kaq shpejt po mos t’i kishin shtrirë  rrënjët e veta nëpër institucionet ku luftohet krimi e sikur që janë: policia, gjyqësia, prokuroria etj. Dhe sikur policia dhe tjerat institucione që e kanë për detyrë luftimin e krimit  dhe sikur t’i kishin krye punët e veta ashtu sikur e parasheh ligji, në tani as nuk do të kishim nevojë të përgatitemi për burgosjen e këtyre që tani janë potencial që të dërgohen në Gjyqësor Special në Hagë, që  u miratua në Parlamentin e Kosovës” ka pohuar Tërnava për “Bota sot”.

Ndërsa, Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, është shprehur se Policia e Kosovës përmban kapacitete për detyrat që i ka të autorizuara edhe me ligj.

Sipas Islamit, ata kanë një përgatitje të mirë dhe profesionalizimi e disiplina në punë ka bërë që ajo të renditet ndër më të suksesshmet në rajon.

Image

Avni Islami

 

“Profesionalizmi dhe disiplina në punë ka bërë që policia e Kosovës të radhitet një ndër ato më të suksesshmet në rajon. Jo vetëm në rastin që ju e theksuat më lart, por në cilat do situata, policia e Kosovës i posedon të gjitha kapacitetet operacionle t’i krejt të gjitha detyrat që i ka të autorizuara edhe me ligj. Policia kryen dhe i zbaton urdhrat dhe unë nuk do ta fajësoja as një herë për veprimet e saj (përjashto rastet individuale), pra të gjithë duhet të mburremi me të sepse ajo është e përgatitur mirë, ajo është në shërbim të popullit” ka theksuar Avni Islami.

Nuk do të ketë probleme me të arrestuarit

Edhe, profesori i kolegjit ISPE  Lirim Zorra, ka pohuar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme si operacionale, ashtu edhe logjistike që t’i bëjë arrestimet e të dyshuarve nga ana e Gjykatës Speciale.

Image

Lirim Zorra

“ Po, Policia e Kosovës  besoj ka kapacitete të mjaftueshme si  operacionale dhe logjistike për të bërë arrestimet e të dyshuarve nga ana e Gjykatës Speciale sepse gjatë këtyre viteve veçanërisht është punuar te njësitë speciale edhe për kësi raste dhe Policia është dëshmuar se misionet e veta i dërgon deri në fund edhe pse ka pasur raste ku pjesëtarët e Policisë  së  Kosovës janë vrarë  urdhëratë janë ekzekutuar  me arritshmëri të lartë, andaj  besoj  nuk do të ketë probleme në arrestimet e të dyshuarve nga ana e Gjykatës Speciale” ka thënë Zorra.

Sipas tij, Policia e Kosovës që nga krijimi i saj e deri më sot gjithmonë është në nivele të ngritjeve profesionale, por sigurisht ka hapësira për përmirësime.

“Policia  e Kosovës prej krijimit e të saj, e deri më sot  gjithmonë  është në nivele të ngritjeve profesionale si në aspektin komandues dhe operacional, po ashtu edhe logjistik i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për operacione të ndryshme për policinë. Trajnimet e marra dhe sfidat gjatë  këtyre viteve e kanë bërë Policinë  e Kosovës një model të mirë dhe të besueshëm për qytetarët e Kosovës, sigurisht ka hapësira për përmirësime veçanërisht në fushën e zgjidhjes së krimeve të  rënda dhe krimeve ekonomike, mirëpo  me sfidat  politike dhe ndërhyrjet e politikës në Polici  ndonjëherë rastet prolongohen ose kalojnë në hetime të përjetshme dhe si të tilla krijojnë imazh jo të mirë  të Policia e Kosovës”, ka pohuar Zorra.

Policia e Kosovës, shpesh ka qenë e akuzuar në opinon publik si e politizuar dhe duke u nisur nga kjo ndoshta një mison i tillë dhënë Policisë do të ishte i dështuar, mirëpo profesori Lirim Zorra, është shprehur se nuk do të ketë kundërshtime të arrestimeve.

Puna operacionale e Policisë

Sipas tij, vetë të akuzuarit nga Gjykata Speciale do të pranojnë aktakuzat pa ndonjë sfidim të arrestimit nga ana e Policisë apo largim nga territori i Kosovës.

“Së pari besoj se vetë të akuzuarit  nga Gjykata Speciale do ta pranojnë aktakuzat  pa ndonjë sfidim të arrestimit  nga ana e Policisë së Kosovës  apo largim nga territori i Kosovës sepse  ata besojnë se janë  të pafajshëm po ashtu dëshirojnë ta pastrojnë  imazhin e tyre prej ndonjë aktakuzë  të mundshme, edhe në të kaluarën kemi parë që në mënyrë vullnetare  janë  dorëzuar  të akuzuarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte në  Ish Jugosllavi (shqiptar)  andaj edhe në këtë rast  nuk do të ketë  veprime rezistuese nga ana e të akuzuarve karshi Policisë së Kosovës” ka treguar Zorra.

Ai ka pohuar se të akuzuarit do të kenë informata disa ditë më herët për arrestimin e tyre, qoftë nga liderët politikë apo njerëz brenda Policisë së Kosovës.

“Sigurisht  të akuzuarit do të kenë informata disa ditë me herët për arrestimin e tyre qoftë nga liderët politikë apo  njerëz brenda Policisë së Kosovës, mirëpo siç deklarova  nuk besoj që do të ketë kundërshtim të arrestimit, sepse përmes gjyqit  ata që besojnë në pafajsinë e tyre mund ta argumentojnë andaj  të këto raste  shqiptarët  janë dëshmuare si  palë e cila bashkëpunojnë me të gjitha tribulalet apo  gjykatat të cilat kanë hetuar UÇK apo krimet në ish Jugosllavi,  andaj edhe arrestimet  do të jenë pa ndonjë trazirë apo problem për rendin kushtetues dhe publik në Kosovë” ka përfunduar Zorra.

Të zbatohen urdhrat

Image

Nexhat Haziri

 

Opininisti Nexhat Haziri ka thënë PK arrestimi i mundshëm nga policia e Kosovës i të dyshuarave dhe të akuzuarave nga Gjykata speciale, do të jetë një mision sfidues për vetë policinë, për shkak të ndikimit që ka SHIK-u, në të, sidomos kur do të behët fjalë për arrestimin e zyrtarëve të lartë politik si të dyshuar apo akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Por mendoj se një koordinim në mes policisë së Kosovës dhe policisë së EULEX-it, lidhur më këtë proces do të jetë më shumë frytdhënës, dhe një bashkëpunim i tillë edhe në të kaluarën ka rezultuar të jetë i suksesshëm, sidomos në proceset kurë në pyetje kanë qenë figura të larta politike partiake apo edhe shtetërorë”, është shprehur Haziri.

Image

Faik Kransiqi

 

Ndërsa politologu Faik Kransiqi ka thënë se edhe më herët Policia e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të nis arrestimet për njerëzit që do të akuzohen nga Gjykata Speciale, kurdoherë që u kërkohet ta bëjnë ketë.

“ Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image

Faton Mehmeti

Nga ana tjetër analisti politik Faton Mehmeti ka pohuar se Policia e Kosovës ka qenë ndër institucionet më të besuara në vend, mirëpo ndërhyrja e politikës ka arritur shpesh here ti qes imazh të keqe këtij institucion mjaft të besuar.

Sipas tij, në lidhje me arrestimet e pritshme nga Gjykata Speciale ato priten të kryhen nga policia e EULEX-it në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, të cilët edhe nëse nuk duan do të jenë të detyruar nga ndërkombëtaret që ti arrestojnë personat e kerkuar nga Gjykata Speciale.

SHPËRNDAJE