Kryeministri serb dhe lideri i SPS Ivica Daçiç  tha sot se qeveria  e tij do të ket ndryshime si në Leskoc ashtu edhe në Vranjë e Bujanoc, pa prekur Preshevën. “Partia e tij (PVD) mund të vijë në pushtet në Bujanoc, sepse kjo do të ndikojë në stabilitetin politik në Serbinë jugore…”, ka deklaruar sot në Vranjë njeriu numër një i qeverisë serbe, duke mbrojtur Riza Halimin, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 15 shtator

I pyetur nëse ai do të bëj ndryshime në qeverisjen e koalicionit në Bujanoc për shkak situatës alarmante në komunë, Daçiç tha se në aspektin e sigurisë, sigurisht jo.

“Interesat politike që janë të ndryshme meqë atje kemi situata konfuze. Riza Halimi, një  anëtar i parlamentit serb, dhe nuk merr pjesë në qeverinë lokale, dhe që në vetvete shkakton jostabilitet politik”, ka thënë Daçiç.

. “Partia e tij (PVD) mund të vijë në pushtet në Bujanoc, sepse kjo do të ndikojë në stabilitetin politik në Serbinë jugore…”,ka deklaruar ndër tjera sot  në Vranjë njeriu numër një i qeverisë serbe, duke mbrojtur Riza Halimin, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
SHPËRNDAJE