DACIC: Më mirë një konferencë ndërkombëtare se sa lufta, mbi ridefinimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës

“Kërkesat eventuale politike të serbëve në Kosovë nuk duhet injoruar qofshin ato edhe për bashkim me Serbinë, kërkesa këto normale dhe legjtime. Sikur dje që nuk deshën shqiptarët e Kosovës të qëndrojnë me shtetin Serb e drejtë e serbëve po ashtu është që ata sot  t‘ mos qëndrojnë në të ashtuqujaturin shtet të  Kosovës..” thotë minstri serbe Ivica Dacic në  intervistë ekskluzive dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”. Ndërsa për vrasjen e deputetit dhe biznismenit të njohur shqiptarë nga Rahovica e Preshevës Ing.Isuf Aziziz, ministri serb Dacic pohoi se « Rreth rastit  të Isuf Azizit mund të dijnë më mirë dhe më shumë se unë, policia e Preshevës… Por, megjithatë ne jemi duke punuar për rastin në fjalë, për zbulimin dhe kapjen sa më shpejt të autorëve të këtij krimi»

 

Gjenevë/UNO, 9 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Njeriu numër një  i Punëve të Brendshme, njëherit zv.kryeministër i qeverisë serbe Ivica Dacic flet në intervistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” mbi  zhvillimet, apo vlimet e fundit në Republikën e Serbisë dhe Republikës së Kosovës rreth Mitrovicës dhe Preshevës.  Minsitri serbë flet rreth Serbisë dhe (mos9 statusit të kanidates për në BE, për barrikadat serbe në Veri dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, për bashkëpunimin me Shqipërinë,  për « Serbinë e Madhe » dhe « Shqipërinë e Madhe », ku mbetën 100 mijë shqitarët e Beogradit ? Pastaj, për për vrasjen e deputetit dhe biznismenit të njohur shqiptar ing.Isuf Azizin.. për situatën në Luginën e Preshevës protestat, diplomat, policinë e Preshevës…

 

DACIC: DITËVE TË ARDHSHME LUGINA  E PRESHEVËS MË ME SHUMË POLICË SHQIPTARË

Presheva Jonë : z.Minsitër gjendeni ketu në Gjenevë dhe para pak një qasti folët para pjesëmarrësve të Forumit Ndërkombëtar për Migracion, me rastin e 60 vjetorit të UNHCR-së. Mund të na thoni dic për vizitën tuaj në Gjenevë dhe në cfarë qe përqëndruar fjalimi i juaj në OKB ?

 

Ivica DACIC : Po, në samitin ndërkombëtar në Gjenevë kushtuar migracionit me rastin e 60 vjetorit të konventës së UNHCR-së mbi refugjatët, në mesin e shumë përfaqësuesve botërore edhe vendi anë Serbia prezentoi me delegacion e vet.  Unë mora fjalën në ditë e dytë të këtij samit me mjaft rëndësit duke folur mbi rolin dhe angazhimin e UNHCR-së në Serbi keto vitet e fundit. Qeveria e Republikës së Serbisë ceshtjen e azilantëve e ka sot jo vetem preokupim por edhe prioritet ne kuader te referomave te vendit tonë. Ne tetor te ketij viti Serbia ka retifikuar konventen për perosnat pa nënshtetësi. Serbi ka pranuar dhe realizuar me sukeses rekomandimet dhe iniciativat e UNHCR-së për stabilizmin afatgjate të refugjatëve mes viteve 1991-95 duke organizuar një sër konferencash e takimen me karakter ndërkombëtar dhe rajon mbi cështjen e  refugjatëve. Sa i përket cështjes së krizës së refugjatëve në vendin tonë është dashur dhe nevoitet edhe një sër projektesh dhe për ketë neviten mbi 500 milion auro. Lidhur me këte shumë, unë në Gjenevë e shfrytëzova rastin të apeloj tek të gjitha vendet dhe donatorët për të ndihmuar vendin tonë në reazizmin e projekteve tona. Lidhur me këtë ne në fund të prillin e vitit të ardhshëm do të organizojmë një konference ndërkombëtare me donatorët vendorë dhe botëror. . Donatoret potencial për të mbështetur këtë konferencë dhe relaizimin e projekteve tona në favor të reugjatëve. Problemi tjetër mjaft shqetësues për Serbinë edhe më tutje mbetet cështja e 200 mijë refugjatë të larguar nga Kosova, kryesisht serbë.  Për autoritet e Beogradit  po ashtu shqetësuese eshte edhe ngritja e numrit të azilkërkuesve dhe migracioni  ilegal nga vendi yne duke kërkuar strehim kryesisht në vendet e BE-së, te cilat shifra u ngriten sidomos me liberlizimine vizave ne Serbi. Lidhur me këte ngritje drastike te azilkerkuesve tane ne vendet perendimore ne jemi duke nderrmarur gjith masat për uljen e këtyre shifrave te azilkerkusve, me qëllim të krijimit të kushte per të jetuar dhe vepruar ne venndlindje.

 

Presheva Jonë : Ju sot keni folur në OKB edhe mbi  hallin e  200 mijë serbeve refugjatë të Kosovës, siq pohuat.  Po mund të na thoni ku janë sot 100 mijë shqiptarët e Beogradit ?

 

Ivica DACIC:  Po ashtu eshte e vërtetë, se para lufte në Beograd ka qene një numë i madh i shqiptarëve, për shifrën nuk mund ta them, por me duket ashtu dicka rreth 80-90  mijë… Por, para lufte kanë qen tjera kohra dhe nëse ata janë largura nga Beogradi janë largura me dëshirë dhe vetëm ata mund t’i dinë arësyet e veta pse kanë lënë Boegradin. Megjthse sot në kryeqendrën tonë kemi majft shqiptare nga gjitha viset e ballkanit, madje edhe nga Shqipëria dhe ata s kanë kurrëfare problema as me popuillin serbe e as me hycmetin siq thon ju. Prandaj, rastet nuk janë aq të ngjajshme..sepse shqiptarët e Beogradit janë tretur me dëshirë pa luftë a këta të Kosovës me dhunë, me luftë…

 

Presheva Jonë : Në media lexojmë se Serbia po i ofrohet BE-së fillimisht me  status si kandidate.. Jeni optimistë se se shpejti  vendi juaj do të  ketë statusin për për në BE, sepse dëgjojmë zëra dhe kundërshtar nga radhët e disa vendeve, duke pohuar se Serbia ende nuk  e meriton një “apitet” të tillë ?

 

Ivica DACIC: Ne kemi punuar dhe jemi duke punuar për ta fituar  statusin e kandidatit dhe kjo duhet t’i takojë normalisht Serbisë, kur e them Serbisë, mendoj në atë, jo vetëm vendit tonë por edhe mbarë vendeve tjera nga Europa perendimore apo Evropa Juglondore  sidomos  ato vende të dala nga ish-Jugosllavia të cilat janë të interesuara t’i bashkangjiten familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Dhe gjithë kemi pasur halle e probleme thuajse identike të ballaquar me konflikte, vuajtje, reugjatë dhe përballë gjitha këtyre sfidave kemi pasur kontributin dhe mbështetjen e ngjajshme nga ana e Bruksellit, në këtë rast nga BE-ja dhe mendoj se gjithe këto vende ballkanike përspektivën e kanë kah Evropa dhe duhet shikuar ka Brukselli dhe një ditë të gjejnë një vend në BE dikush me herët e dikush më vonë. Pra e gjithë kjo varet nga angazhimet tona se sa i përgjigjemi rekomandimeve ndërkombëtare por edhe sa jemi ne të gatshëm dhe të aftë t’i kryejmë detyrat tona për avcnimin e proceseve. Prandaj,  qeveri jonë është duke punuar në këtë drejtim, por siq e dini disa qeveri, vende anëtare të BE-së ende hezitojnë të përkrahin dëshirën tonë për ta fituar statusin e kandidatit për në BE, vende keto të cilat vazhdimisht po i vejnë do fare kushtesh Serbisë dhe me ketë kam përshtypjen se ato nuk janë të inetresuar për zgjerimin e  BE-së. Pra këtu fjala më nuk është për Serbinë, por për disa vende, konkretisht për Gjermaninë e cila nuk eshte e interesuarpër zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe sipas tyre kjo duhet të ndalur pak, të frenojë sigurisht për probleme financiare.

 

KËRKESAT EVENTUALE POLITIKE TË SERBËVE NË KOSOVË, QOFSHIN EDHE PËR BASHKIM ME SERBINË, JANË NORMALE DHE LEGJITIME

Presheva Jonë : Ok, z.Dacic, shkojmë tash metutje,  përtej kufirit të Serbisë, përmes barrikadave në Kosovë. Si vlerësoni situatën në Kosovë, sidomos atë në Veri të Mitrovicës ku shefi i OKB-së gjatë një interviste dhenë agjencisë sonë kishte apeluar se ato duhet eliminuar dhe se Beogradi duhet të hec dorë nga mbëshetja e ketyre ekstremtisëve. Dhe sot në kët shekull në vend se të ngrisim ura bashkëpunimi edikush ngret barrikada, sa i kontribuojnë sot këto stabilitetit dhe imazhit të serbëve ?

 

Ivica DACIC : Shumë me rëndësi është sot për Kosovën të krijojnë kushte, jo vetëm kushte por edhe zgjidhje politike për at njerëz të cilët sigurisht nuk kanë dalur prej qejfi me ndejur  ata nat e ditë përmbi drunjë e gurë. Pra nevouitet një zgjidhje politike e qëndrueshme dhe afatgjate dhe që do të ishte në interes të dy palëve, serbëve dhe shqiptarëve. Mjaft ka rëndësi të vazhdohet me dialogan e filluar dhe se krejt normale dhe legjitme do të ishin kërkesat eventuale poltike të popullit serbë në Kosovë. Përderisa dje shqiptarët nuk deshën të jetojnë në në shtetin e Serbisë duke krujuar  Republikëne  Kosovës dhe sot serbët e Kosovës po ashtu nuk dëshirojnë të jetojnë në ketë të ashtuquatir shtet..Sepse serbët e Veriut pakënaqësit e tyre i kishin shprehur në disa forma fillimisht me protesta, së fundi me barrikada dhe tash sigurisht do të dalin me kërkesa të tyre politike. Dhe gjitha keto zhvillime tash e tutje duhet vazhdojnë përmes dialogut dhe pa vënë në pikpyetje paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

 

Presheva Jonë : Po mirë, ok  zotni, ju thate se shqiparët nuk deshën të jetojnë në shtetin e Serbisë, e as serbët e Kosovës nuk duan tani të jetojnë në shtetin e Kosovës. Ju sigurisht keni informacikone se  as shqipatrët e Luginës së Preshevës nuk duan të jetojnë në shtetin Serb ?

 

Ivica DACIC : Ja, kjo që thuani ju është ajo pse gjitha keto si pasojë e asaj pse gjërat nuk janë arritur dhe rregulluar që me kohë dhe përmes bisedimeve dhe me marrëveshje pas rënies së Jugosllavisë se si të definohen kufijtë ri e të vendeve, para se të bëhen  shtete qofshin qofshin ato edhe të njëanshme.  Dhe ja pa kurrëfarë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është themeluar i ashutqujaturi shtet i Kosovës dhe tash para nesh gjenden një sër problemesh e telashesh, sidomos me atë të kufijve. Zënkat, konfliktet, luftra këto rreth kufijve të padefinuar mire, mund të  vazhdojnë gjithnjë…Prandaj për t’mos ardhur deri tek kjo unë do të kisha propozuar një konfrencë ndërkombëtare që problemet, përcaktimin e kufijve tanë mes Serbisë dhe Kosovës, t’i zgjedhim përmes dialogut, duke biseduar në tavolinë në mnyrë paqësore dhe t’i zgjedhim bashkarisht këto probleme, natyrisht duke përfshirë ketu cështjen serbe në Kosovë dhe atë shqiptare në Serbi, pra atë të luginës së Preshvës. Prandaj edhe cështja e barrikadave në Veri të Mitrovicës dhe protestave në Preshevë mund t’i zgjidh vetem përmes nje konfrence ndekrombëtare dedikuar  vetëm ridefinimit të  kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Presheva Jonë : Z. Dacic,  përmendët Luginën e Preshevës…ju si ministër si e shifni situatën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rajone këto të banuar me shumicë shqiptare. A s’ju duket se është lënë pak si pasdore. Atje nuk ka barrikada, por duket se ka ka barrikada politike nga pushteti i juaj, ai popull gati për cdo muaj proteston kërkojn të drejtat  etyre legjitme, flamur, kerkon diploma, kërkon punë..ata nuk kerojnë asgj¨èe më shumë se serbët e Kosovës, sxpe për shembull sot Presheva t’mos ket Univesritet sikur Gracanica, apo…?

 

Ivica DACIC : Po, momentlisht jemi duke u marrur me cështjen e shqiptareve në Luginën e Preshevës dhe jemi duke bërë përpjekje për një situatë, perspektivë më të mirë për të gjithe qytetarë e atjeshëm. Mos harroni se të pakënaqur me sitautën nuk janë vetëm shqipatrët por edhe serbët në atë rajon të cilët ballafqaohen me kriza ekonomike dhe sociale.  Mu këtu është problemi se gjërat janë grumbulluar  si ato politike ashtu edhe sociale e ekonomike. Shqiptarët e juaj atje mendojnë se gjitha keto problemet mbi  ta  janë viktimë apo pasojë e moszgjidhjes së mirë dhe jo korrekte të statusit të Kosovës dhe cdo detaj të shpien kah statusi dhe tash po lidhemi direkt tek diplomat se në to duhet shkruar Republika e Kosovës apo ndonjë zgjidhje neutrale apo kush e din cfare..Dhe me gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në kuadër të negociatave teknike mes Serbisë dhe Kosovës sikur cështja e diplomave ashtu edhe ato tjerat adminsitartive, degjuhësisë, pastaj regjistimit të pullsisë, ashtu ndodhi siq ndodhi së fundi…pastaj me cështjet tjera të katastarit, librit amzë etj.. Kur është fjala për Luginën e Preshevës mund t’ju them edhe ketë se së shpejti numri i policëve shqiptarë atje do të rritet dukshëm me numrin e atyre që aktualisht që gjenden në rajon.

 

Presheva Jonë : Zoti minister a mund të na  thoni shkurt, ju  jeni apo s’jeni për ndarjen e Serbisë apo Kosovës, apo siq flitet shpesh për këmbim territoresh ?

 

Ivica DACIC : Kjo pyetje, kjo cështje duhet vënë në tavolinë siq e thash.  Po e përsëris se cështja e ndrrimit të kufijve, përcaktimit te tyre dhe ridefinimit të tyre nuk mund të bëhet për një ante apo vetem me deklarata nga  Beogradi apo Prishtina , por te ulemi ne nje tavoline dhe te merremi vesh se bashku, siq e propozova pak më lartë nevoitet organizimi i një konfrence ndërkombëtare deidkuar kyresiht  me ridefinimi e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe t’i japim fund zënkave për një perpesktivë të mirë nesër për gjithë qytetarët sikur serbëve ashtu edhe shqiptërve,  për të avzhduar një fqinjësi të mirë.

 

Presheva jonë: Ju dmth-në pajtoheni për krijimin e  një “Serbie të Madhe” apo “Kosovë të Madhe” a nuk është rrezik për destabilitetin e rajonit?

 

Ivica DACIC: Po e përërisë se gjitha këto duhet arrihen në tavolinë, me marrëveshje dhe punë e madhe se dikush mund të flasin për Kosovë apo Serbi të Madhe, me rëndësi eshtë që popujt të jetojnë të kënaqur pa probleme se e pranohet kjo nga të tjërët, kjo të mbetet dicka në vete. Dhe ma mirë do të ishte që keto probleme t’i zgjedhim përmes dialogut se sa për vjet të dalin njerzit me protesta e me barrikada rrugëve e kam fjalën si për serbët e  Kosovës po ashtu edhe për shqiptarët e Serbisë.

 

DACIC: PËR VRASJEN E ISUF AZIZIT MUND TË DIJNË MË MIRË DHE MË SHUMË SE UNË, POLICIA  E PRESHEVËS…

Presheva Jonë: Kur jemi tek Lugina dhe krimi i organizuar këto dhjetë vitet e fundit ka në rajon ka pasur vrasje dhe zhdukje misterioze  të shqiptarëve kryesiht të rinjë, inteketualë e biznismenë. Ju si ministër i Punve të Brendshme sigurisht mund t’i dini për keto vrasje dhe humbje, sikur rasti i fundit me deputetin dhe biznismenit të  njohurnga Rahovica e Preshevës  ing.Isuf Azizin. Cfare mund të  na thoni  ju z.minsitër rreth këtyre rasteve për të cilat më duket se  askush deri më tash nuk është arrestuar apo  dënuar?

 

Ivica DACIC: Sinqerisht për gjitha këto raste, që flitni ju, sidomos për rastin e fundit të Isuaf Azizit unë nuk mund t’ju them asgjë. Mund t ju them se që kur unë jam në krye të detyrës së MPB kemi raste kriminale, vrasje si në Luginën e Preshevës ashtu edhe brendinë e Serbisë dhe për gjitha këto raste, sikur edhe për rastin Azizi jemi duke punuar intesivisht për zbulimin e aktorëve, për t’i dhënë dënimin e merituar  aut¨rve të ketyre krimeve. Kur është fjala për rastin e Isuf Asistí, mund të ju them po ashtu se ai nuk është vrare në Beograd por në Preshevë dhe për këtë më mirë dhe më shumë se unë mund ta dinë policia Preshevës. Për më shumë rreth rastit Azizi mund t’i pyetni ata në Preshevë…Por, megjithatë ne jemi duke punuar për rastin në fjalë, për zbulimin dhe kapjen sa më shpejt të autorëve të këtij krimi»

 

DITËVE TË ARDHSHME QYTETARËT SERBË DHE SHQIPTARË MUND TË VIJNË E SHKOJNË NË SERBI E SHIPËRI PA PASAPORTA

 

Presheva Jonë: Z.Minister cfare mund te na thoni për marëdhniet me Shqipërinë, keni bashkepunim në luftën kundër krimirt të organizuar apo sfera tjera ?

 

Ivica DACIC: Po, me Shqiperine kemi  një bashkepunim”excelance”, ne luften kunder krimit te oraganizuar por edhe ne sfera tjera si administrative ashtu edhe nderkufitare si vend i yni i pari fqinj. Këtë bashkepunim dhe fqinjesit të mirë mes Serbisë dhe Shqipërisë e dëshmon fakti se ne, pra Beogradi dhe Tirana kemi hjekur viza për lëvizje të lirë të qytetarëve andej e këndej dhe jemi duke punuar që një dite qytetaret tane dhe ata shqiptarë mund të lëvizin lirshem edhe pa passaporta, thjesht vetëm me nga nje kart n xhep identifikimi. Une gjat gjithë mandatit tim deri tash kam viztuar dy herë Tiranën dhe kjo për mua është një ngjarje e amdhe historike kur dihet se cfare marëdhniesh lishim dikur. Përderisa presim ne te gjithë të hyjmë , të përfshihemi në zonën Schengen, ne vet duhet bërë një mini Schengen do ta quaja  kështu, mes  dy vendeve tona dhe vendeve tjera në ballkanin tonë.


1 Komente

  1. shqiptari etnik, December 10, 2011:

    Po ne fillim gazetarin e pershendes per kto pyetje qe ka bere kti ministri qe eshte prodhim miloshiviqjane qe ky po deshiron ende nje serbi te madhe dhe ky thot qe shqiptare nuk deshiruane me ndej me serbin kur dihet qe shteti tij ka bere krime mbi shqiptaret mbi 100 vjet e serbet ne ks kane drejta super te mbrojta me shume se qdo pakice qe jeton ne bote e ky kerkon drrim teritori me ks kur dihet qe deri ne Nish ka qene toke e jona nuk mujm ne te drrojm nje pjese tone ne veri me pjese lindore vetem qe kete e ka serbi ne kufijt e tyre por kosova lindore te okupuare pa drejtesisht dhe sa per numrin e serbeve eshte genjeshte e tij me numrin e serbe te larguare nga ks por per shperguljen e shqiptarve nga beogradi qe ne viten e 90 nuk eshte bere me deshire e shqiptarve por nga shtypja serbe po pse shqiptaret nuk u shpergule me here por pase ardhjes se partij fashiste qe ky sot eshte ne kry .
    Po popullit tone ne kosoven lindore i lusim qe te qendroj ne ate pjes te kosoves se nje dite do te na bashkohen dhe ky minister ose eshte i marr ose i semure se serbia nuk merr stausin kandidate vetem per nje arsy se kta mundohen me mashtru BE me marveshje vetem ne leter e pa realizu po tashe ne shqiptare ne kosove e ne shqipri jemi me te fort e ne vitet e ardhehsme do te jemi nje shtet pa quajt ate te madhe por natyrale e realist rrnof populli shqiptare

Komentoni