Dacic: Bujanoca, nuk figuron në listën e komunave për ndryshimin e pushteteve

Romë, 5 nëntor (n.m) -Ka deklaruar për agjencinë infomative “Presheva Jonë” Ivica Dacic, kryeministër i Republikës së Serbisë Ivica Dacic i cili po merr pjesë në në punimet  e Asamblesë së Përghithshme Ministrore të Interpol-it në Romë të Italisë i ka dhënë një intervistë agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë”

 

Nga i dërguari ynë special në Romë

 

Dacic: jemi të interesuar të përmsiojmë marëdhniet me Prishtinën në të mirë të qytetarve tanë
Fillimisht, bisedën me kryeministrin serb Ivica Dacici njëherit minisër i MPB të Serbisë e nisëm me pjesëmarjen e tij në Asamblenë Ministrore të Interpoli-it në Romë  dhe rolin e këtij vendi  sot në luftën kundër krimit të organizuar në rajon, Dacici për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” është përgjgijgur se “në Asamblenë e sivjeme të Interpol-it, ku edhe Serbia po merr përfaqësohet për herë nga një kryeministèer i një vendi,  po debatohet tema të larmishme kryesisht mbi luftën kundër krimit të organizuar ku edhe vendi ynë në bashkëpunim me policinë ndërkombëtar Interpol dhe Europol dhe bashakrisht me vendet fqinje në rajon po i kontrbuon dhe po luan një rol të madh për stablitetin e rajonit sidomos në luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës, ku siq dihet shumë vende në ballkanin tonë ende shikohen në sy të keq për ndërkombëtarët vende, të konsderuar si vende tranzit të kontrabandës ilegale apo drogës…Kur është fjala për bashkëpunim të veendit tonë me  me Interpol-in, meqë shefi i kësaj organizate ndërkombëtare z.Noble ishte ditë më parë për një vizitë në Beograd, edhe unë së shpejti do të jem për një vizitë në Lion, ku siq tha zoti Noble, kjo do të jetë vizitë e parë e një kryeministri serb selisë së Interpol-it.”

I pyetur për takimin e nesërm të tij me kryeministrin kosovar  Hashim Thacit,  Dacic për “Presheva jonë” në vazhdim është përgjigjur se   “Takimi i nesërm me zotin Thaci është një gjë e mirë për rajonin, përmisimin e marëdhënëve mes dy popujve, takim ky që presim të zhvillohet  në një atmosferë miqësore duke shtyer procesin e dialogut në kahje pozitive në përgjigjie të angazimit të Brukselit në ketë proces, që ta shofin Beogradin dhe Prishtinën në një rrugë të mbarë bashkëpunimi. Kjo don të thotë në zgjidhjen e disa probleme që njuk kanë lidhje asgjë me satsusin e Kosovës. Ne nuk lëvizim nga qëdnrimet tona për mso njohjene  shetit të Kosovës, megjthse qveria jonë do të jenë konstruktive të frymës së bashkëpunimit dhe në të mirë të qytetarëve tanë..”

Ndërsa rreth përfoljes së hapjes së zyrave të Kosovës në Serbia dhe ansajelltas kryeministri dacic në vazhdim është përgjigjur se “Po, është e vërtetës e aty ka pasur ptropozime dhe ide, por kjo nuk do të thotë se cdo ide edhe mund të realizohet. Ajo qfarë mund ta them, është se do të ketë njerëz të cilët do të mundësojnë realizimin e atyre marrëveshjeve..por ato zyra nga disa po keqinterpretohen, duke i quajur herë si përfaqësi e herë si ambasada, cka për mua gjitha ato mund të zgjidhen vetëm pas definimit të statusit të Kosovës nga ana e Serbisë.

 

 

Dacic: Bujanoca, nuk figuron në listën e komunave për ndryshimin e pushteteve

 

Meqë kohëve të fundit kyreministri serb ishte prononcuar disa herë për ndryshme në qeverisjet lokale në disa komuna të Serbisë jugore, se a është përfshirë këtu edhe Bujanoca z.Dacic lidhur me këtë për agjencinë informative “Presheva jonë” është përgjigjur se “T’ju them të drjetën ky ështe një problem mes partive të juaj shqiptare atje dhe tash kot mund t na i hedh dikush fajin mua apo Beogradit dhe qesharake do të dilte nëse unë do të ndërmjetësoja t’i pajtoj atje shqiptarët apo të them me gisht se ky apo ai duhet të jetë në “vllast”, megjthse Riza Halimi ma kishte propozuar një gjë të tillë, para ca ditesh në Beograd. Bujanoci nuk figuron në listën e qeverisë së Serbisë që duhet bërë ndryshime pushtetin lokal  atje. Pra ajo ideja me Halimin ishte vetëm një ide, megjthse qeveria jonë se ka ndërmend të ndyshojmë pushtetin atje pa pëlqimin e shqiptarëve.

Se cfarë mendon për idetë, propozimet e këmbimit të territoreve, Veriun me Serbinë dhe Luginën e Preshevës me Kosovën, njeriu numër një i qeverisë së serbe lidhur me këto ka pohuar se “gjitha mosmarrëveshjet, pra edhe i Veriut në Kosovë  edhe Luginës në Serbi mund të zgjidhen  vetëm në tavolinën e bisedimeve dhe punë e madhe se dikush mund të flasin për Kosovë apo Serbi të Madhe, me rëndësi eshtë që popujt të jetojnë të kënaqur pa probleme se e pranohet kjo nga të tjërët, kjo të mbetet dicka në vete.  Cështja e ndrrimit të kufijve, përcaktimit të tyre dhe ridefinimit të tyre nuk mund të bëhet për një natë apo vetem me deklarata nga  Beogradi apo Prishtina , por duhet ulur ne nje tavolinë dhe te merremi vesh se bashku apo përmes një konference ndërkombëtare dedikuar kryesisht  me ridefinimi e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe t’i japim fund njëherë e përgjithmonë zënkave dhe të hapim  perpesktiva të reja për gjithë qytetarët sikur të serbëve ashtu edhe të shqiptërve,  për të vazhduar një fqinjësi të mirë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni