Daçic bisedon ne telefonon me presidentin shqiptar Nishani

Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me telefon me presidentin e porsazgjedhur të Shqipërisë, Bujar Nishani, për siç thuhet, çuarjen përpara të marrëdhënieve bilaterale

Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Në një kumtesë për opinion, Daçiq thuhet se si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.

“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit” ka thënë Daçiq në kumtesë.

Daçiq njihet me presidentin Nishan qysh nga koha kur ai ka qenë ministër i Policisë së Shqipërisë.

Hollësi tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike. Daçiq më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Mediat nuk jepin detaje te tjera lidhur me çfarë kane biseduar Daçiq dhe Nishani. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e Presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani nuk ka patur asnje deklarate lidhur me bisedën telefonike. #Nga Express


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni