Skiatori zviceran, Cuche, zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1.33, 05 minuta, duke e lënë pas vetes austriakun, Klaus Kröll, i cili ka pasur kohë shumë më të dobët për 30 të qindtat e sekondës.

Skiatori nga Zvicra, Didier Cuche, ka treguar rrëshqitje më të mirë në kuadër të Kupës së Botës në disiplinën e sllallomit të madh, e cila është mbajtur në Kvitfjell të Norvegjisë. Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1.33, 05 minuta, duke e lënë pas vetes austriakun, Klaus Kröll, i cili ka pasur kohë shumë më të dobët për 30 të qindtat e sekondës. Me një fjalë, Didier Cuche bëri mrekulli, duke shkëlqyer ndaj skiatorëve të tjerëve, që disa prej tyre hiqeshin favorit. Skiatori tjetër austriak, Joachim Puchner, është renditur në vendin e tretë me 34 të qindtat e sekondës më pak se fituesi i kësaj gare, kurse Hannes Reichelt pati paraqitje të mirë dhe pozicionohet i katërti në renditje. Michael Walchhofer, fitues i garës së lëshimit në ditën e shtunë, në sllallom të madh ka pasur paraqitje të dobët. Si rezultat i kësaj renditet i pesti me 44 të qindtat e sekondës më pak se sa i pari. Kroati Ivica Kosteliq ka mbetur në vendin e tetë me 58 të qindtat me pak të kohë se sa i pari. Nga Kosteliqi ishte pritur më shumë, por edhe këtë herë nuk ishte sa duhet i suksesshëm në rrëshqitje.

 

Rezultatet

1. Didier Cuche (Zvicra) 1:33,05

2. Klaus Kröll (Austria) 0,30

3. Joachim Puchner (Austria) 0,34

4. Hannes Reichelt (Austria) 0,42

5. Michael Walchhofer (Austria) 0,44

6. Hans Olsson (Suedia) 0,51

7. Christof Innerhofer (Italia) 0,56

8. Ivica Kosteliq (Kroacia) 0,58

9. Carlo Janka (Zvicra) 0,62

10. Patrick Küng (Zvicra) 0,93 

 

SHPËRNDAJE