CORROTICA – “BREZOVICA” E LUGINËS SË PRESHEVËS: Shemsi Hetemi, kryetar i BL të fshatit  Corroticë për agjencinë “Presheva Jonë”  ka deklaruar se “në këtë pistë për cdo ditë, sidomos në orët e pasdites kur koha është pak më but, mbidhen rreth 250 e 300 fëmijë të fshatit por edhe të tjerë të ardhur nga fshatrat fqinje perreth dhe nga Presheva…”

(Në foto: Fëmjë nga fshati Corroticë e nga  Presheva ne skijime në “brezovicen” e tyre)

 

Corroticë, 7 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Të reshurat e borës në Luginën e Preshevës kanë kanë shkaktuar telashe të mëdha tarfiku por jo edhe për fëmijët që kjo dëborë i ka sjellur gëzime dhe lumturi. Themi kështu sepse ky dimër i fortë ka sjellur fëmijëve dy „gëzime“ një për shkak borës dhe dy, për shkak mbylljes së shkollave të cilëve tash, u bie pak më shumë kohë për të lozur mbi borë. Por ku të lozin fëmijët e Luginës së Preshevës askush nuk ka menduar derimë sot nga autoritet lokale.. Për lozur me skija apo saj në rrugë nuk bënë, për shkak reziqeve nga veturat, në mal shumë larg dhe besa rrezik po ashtu nga ujku..Por duket se gjitha keto rreziqe i ka evitura fshati Corroticë i cili ditëve të fundit është transformuar në një qnedër turistike jo vetme për fëmëjët  e këtij fshati, por edhe nga mbarë Presheva dhe përreth saj.

 

Themi keshtu sepse për cdo ditë mbi fshat, në afërsi të bredhave kanë krjuar spontanisht një pistë skijimi ku fëmijjët po kalojnë kohën e lirë për të lozur me ski dhe saja.  Ditën kur vizitoi ekipi i gazetarëve të agjencisë informative „Presheva jonë“ pistën e skijimeve në fshatin Corroticë dukej se gjendeshe dikund në Brezovicë dhe jo në Corroticë. Para neshë aty ishin gazetarët e RTP-së nga Presheva. Aty takuam shumë turistë, fshatarë..kryesisht fëmijë por edhe prindër të tyre të cilët kishin dalur të shoqëronin fëmjët e tyre.

Aty  hasëm edhe në sajin më të madh „rekord“ në Preshevë , saj ky prej 2 merash e 15 cm. Sipas pronarit që e kishte ndrqur me duar të veta kët saj, tha se aty mund të hypnin deri në 7-8 persona për të shetitur. Për të hipur në këtë saj radhët janë të mëdha, por për ta ngrehur prej poshtë deri në kokë të pistës në radhë nuk është askush, sepse është i rëndë, së paku 12 kg. dhe fëmijët vëtetë kanë dëshirë, por për ta tërhequr pak si vështirë , thotë pronari duke qeshur.

Sipas kryetarit të BL të fshatit Corrotic Shemsi Hetemi ky vend është sëhndrruar në një pistë të vëretë skijimi ku fëmijët tanë po kanë mundësi tëargëto duke  e quar kohën e lirë duke  luajtur mbi dëborë…“. Madje,  sipas z.Hetemi “në këtë pistë për cdo ditë, sidomos në orët e pasdites kur koha është pak më but, mbidhen rreth 250 e 300 fëmijë të fshatit por edhe të tjerë të ardhur nga fshatrat fqinje perreth dhe nga Presheva…” Derisa qëndruam aty vërjetëm se cështjen e skijimit fëmijët e kishin zgjedhur vet, besa edhe ate të nxemjes vetë, ku kishin dhezur një zjarm pak më larg, kurse ndonjë lokal strehimi apo wc ju kishin lënënë ta zgjidhin  autoritet  lokale që të mednojnë nëse jo për sivjet bile n’mot. Këtë  iniciativë edhe nesë nuk duan ta bëjnë ata nga pushteti lokal, sigurisht fëmijët e tyre do t’i nxisin, sepse edhe ata dhe inia jone ka të drejtë për rekereacion, sporte mbi dëborë  dhe aktivitete tjera të lira dimërore.

SHPËRNDAJE