Coleen i thot Rooneyt,përse më tradhëtove ?!

(AIK-Presheva Jone)

 

Coleen Rooney, e sofistikuar, seksi dhe më e bukur se kurrë, i ka dërguar një mesazh të qartë bashkëshortit të saj, futbollistit të Manchester United, Wayne Rooney, pas fotografive të reja të publikuara nga revista Hello.

Kopertina e revistës Hello ishte më e mirë se kurrë, pasi në të ishte…të gjithë menduan se kanë të bëjnë me ndonjë prej modeleve, por ishte bashkëshortja e Wayne Rooneyt, e cila ishte e jashtëzakonshme. Miqtë e bukuroshes thanë për The Sun se ajo po e ka të vështirë të besojë se Wayne e ka tradhtuar, por është duke e tejkaluar atë situatë.

“Ajo e ka pasur të vështirë kohëve të fundit, por Coleen tani është mirë. Coleen është e lumtur dhe ka besim, këtë po e shfaqë. Ajo vërtet ndjen se gjërat janë kthyer në binarë për të dhe për Wayne”, tha një mik i Coleen për The Sun.

Çifti Rooney ishte goditur pak kohë më parë nga një skandal mediatik, i cili në qendër të akuzës e vuri Wayne Rooneyn, që është supozuar se tradhtonte bashkëshorten e tij Coleen Rooney me dy prostituta.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni