Shqipëria, rrallë ka qenë e pranishme kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rrjeti CNN ka përgatitur një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë?
Kjo sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, filmi dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm.
CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist.
Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.
Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim.
Arsyeja qëndron tek besa.
Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën.
“Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa.
Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën.
Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik”,” shkruan CNN.
Hebrenjtë dhe shqiptarët së fundmi kanë forcuar edhe më tej marrëdhëniet e tyre, në përpjekje për të rritur edhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik. Dëshmi e kësaj është dhe hapja e ambasadës izraelite këtë javë, rast për të cilin ishte në Tiranë, numri dy i qeverisë dhe shefi i diplomacisë izraelite Avigdor Liberman. Ai do të theksonte mirënjohjen e kombit hebre ndaj sakrificës së shqiptarëve për t’i mbrojtur atëherë kur të gjithë kërkonin asgjësimin e tyre
-
Presevo Valley, 13 may 2013 (Presheva Jone) U.S. Department of State: Political Prisoners and Detainees The constitution prohibits arbitrary arrest and detention. However, there were reports of arbitrary arrests during … Vijon

-
Ternoc,Bujanoc, 22 maj (AIP) -“Plumbat janë për trima e misioni i UCPMB-së është: O Vdekje , o Liri-Deri ne Fitore!”, ka thënë Ridvan Qazimi- Komandant “Lleshi” nër intervistëne fundit dhënë … Vijon
PRISHTINË, 12 maj (AIP) -Zëvedëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri në një intervsitë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” duke folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në raport me Luginën … Vijon
-
Gjenerata e XIX ( të vitit shkollor 1982/83) të QAMO-s “SKENDERBEU) kremtoi 30-vjetorin e maturës me 3 maj (e premte) në Preshevë në restaurantin “Evropa” për të cilin organizim jemi … Vijon
-
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga tashmë ka pushuar mjaft, pas lindjes së djalit të saj, Fernados. Ajo tashmë i ka nisur koncertet, jo duke qenë thjesht e pranishme siç ka bërë këto … Vijon
-
Një herë ujku shkoi në lëndinë dhe gjeti një gomar duke kullotur. Iu afrua gomarit dhe deshi t’i sulej e ta hajë. Gomari e ndjeu rrezikun dhe e luti ujkun. … Vijon
-
PRISHTINË, 22 maj (AIP) -”Zotëri Ismail Kadare i di këto të vërteta, apo së paku disa nga to, por ai në vazhdimësi po i sulmon musilamët dhe po thërret që … Vijon
Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave Numri … Vijon
-
Njoftohen i mabrë farefisi, miqtë dhe dashamirët nga Kosova Lindore se në moshën 31 vjecare ka ndërruar jetë Berat Saqipi nga fshati Golemidoll, komuna e Preshevës në Hamburg të Gjermanisë Berati kishte lindur më 19.04.1982 … Vijon
-


Këmbimi valutor



