Çmimi "Dritan Hoxha" për Eurodeputeten Fajon

Çmimi i parë i fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, që u çel dy muaj më parë, i është dhënë gazetares dhe europarlamentares që dha një kontribut të veçantë në liberazimin e vizave për shqiptarët: Tanja Fajon.

Tirane, 3 janar / AIK-Presheva Jone & TCH

Ky çmim u dorëzua nga presidentja e “Top Medias” Vjollca Hoxha, në programin “E diell”, ku zonja Fajon ishte e ftuar.

“Jam e nderuar të dorëzoj këtë çmim të parë të fondacionit ‘Dritan Hoxha’ dhënë me motivacionin për kontribut të veçantë në liberalizimin e vizave për shqiptarët zonjës Tanja Fajon, një sllovene që tashmë ka hyrë thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, është shprehur Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së çmimit:

Fajon – “Jam shumë e nderuar dhe shumë e lumtur, që mora këtë çmim, sepse kjo tregon që ajo që ne bëmë në Parlamentin Europian, unë personalisht dhe Sllovenia, është diçka shumë e mirë për shtetasit shqiptarë. Unë do ta marr si një sfidë për punën time të ardhshme. Do të më kujtojë gjthmonë këtë ditë të lumtur të 15 dhjetorit. Është një hap përpara për Shqipërinë dhe do të doja të përgëzoja të gjithë shqiptarët për këtë. Pra ky çmim do të më kujtojë këtë ditë të lumtur”.

TCH – Jeni përpjekur shumë që shqiptarët të përfitojnë liberalizimin e vizave. E konsideroni këtë thjesht detyrë, apo është diçka që shkon përtej saj?

Fajon – “Kur nisa mandatin tim në Parlamentin Europian, e isha ndjekur shumë, edhe si gazetare, zgjerimin e Bashkimit Europian. Kam qenë shumë e interesuar për rajonin. Unë vërtet besoj se ne mund të jemi shumë më të fortë, nëse kemi marrëdhënie të mira, nëse rindërtojmë besimin tonë. Prandaj unë doja që të gjitha vendet e rajonit dhe Shqipëria, të shkojnë drejt BE-së, sepse vetëm me pas do të jemi më të fortë. Gjithashtu vitin e fundit kam takuar shumë të rinj shqiptarë inteligjente dhe mendoj se ata e meritojnë më shumë se kurrë. Pra jam motivuar nga besimi dhe duke njohur shumë shqiptarë të mirë”.

TCH – Si politikanë, ju nuk mund të merrni para nga çmimet që fiton. Çfarë do të bëni me këto para që ju fituat nga çmimi “Dritan Hoxha”?

Fajon – “Unë vendosa t’ia dhuroj këto para jetimores së Tiranës, fëmijëve të vegjël që nuk kanë një vend për të jetuar dhe s’kanë familje e të afërm. Sllovenia i dhuroi 50 mijë euro njerëzve të prekur nga përmbytjet, kështu që unë mendova t’ua dhuroj fëmijëve, sepse ata meritojnë mundësi më të mira dhe jetimet veçanërisht. Është një kontribut i vogël, por shpresoj që të kenë përfitime nga ky”.

Më pas, një vizitë tek vogëlushët në Fshatin SOS, ku Zonja Fajon dorëzoi personalisht 10 mijë eurot e çmimit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni