Ish-shefja e diplomacisë zvicerane Michelin Calmy Rey, e cila ka lobuar për Kosovën, është bërë anëtare joformale e grupit punues nga e cila mund të këshillohet  edhe Vuk Jeremiqin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Bernë, 22 shtator

Ajo, transmeton shkrimet e medieve zviceran B92, do të ketë status joformal në grupin punues dhe aktivitetet e saj këshillëdhënëse nuk do të paguhen.

“Thjesht do të jem anëtare e grupit të kontaktit të cilin Vuk Jeremiqin mund ta konsultojë kur t’i duket e nevojshme për kërkuar këshillin e grupit të miqve”, ka deklaruar Calmy Rey për radion zvicerane DRS.

Gazeta e Gjenevës “Le Temps” komenton s ky lajm vetëm në shikim të parë huton dhe vlerëson se anëtarësimi i Calmy Rey në grupin këshillëdhënës në të vërtetë është gjest i mirënjohjes së shefit serb të diplomacisë për rolin që Calmy Ray ka pasur në qetësimin e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës, Serbisë dhe Kosovës “.

Gazeta përkujton se Micheline Calmy Rey ka refuzuar që Zvicra në vend të Serbisë të marrë kryesimin e OSBE-së (Konferenca evropiane për Siguri e Bashkëpunim) o gjatë vitit 2014-2015 dhe ka propozuar që kryesimi të jetë i dyfishtë.

“Më rëndësishmja është se për këtë kemi marrë edhe përkrahjen e Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës”, ka deklaruar Camly Rey.

Calmy Rey edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që nga viti 2005, ka lobuar intensivisht për njohjen e Kosovës dhe ka bërë çdo gjë që Zvicra ndër të parat ta njohë pavarësinë e Kosovës. /K.D.

SHPËRNDAJE