Për presidenten e posazgjedhur të konfederatës zvcerane znj. Widmer-Schlumpf kanë votuar 174 deputetë . Viti 2012 në Zvicër Pushteti do të jetë  grave, sepse pos presidentes së  re znj. Schlumpf, janë edhe gjashtë femra në pushtetin qendror që “vetë shkruajnë e vetë vulosin” për Zvicrën

Bernë, 24 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Pas rizgjedhjes së saj në qeverinë e Zvicrës, ministrja nga BDP-PBD znj. Eveline Widmer-Schlumpf  është zgjedhur njëkohësisht presidente e e konfederatës zvicerane. Ajo do ta drejtojë  qeverinë helvetike vendin gjatë vitit 2012. Eveline Widmer është pasardhëse e presdientes së deritanishme znj.Calmy Rey e cila kishte kyrer një sër funksionesh në qeverinë zvcierane. Krahas angazhimeve t eshumta si ne Bernë ashut edhe në OKB ajo nuk kurseu angazhimin e saj për t’i kotrnbuar paqes dhe satbiliteit në ballkan, e cila kishte një rol të jashtëzakonshëm në perspektivën e Koosvës deri tek njohja e saj. Për të cilin mision, ajo sivjet ishte shpallur „Personalitete e vitit – 2011“ nga agjencia informative kombëtare „Presheva Jonë“, mirënjohje kjo e cila pati jehonë të madhe në mdeat zvicerane dhe shqiptare.

Autoritetet e Zvicrës, më 1 prilli i vitit 2009 kishin marur vendim se nuk do të pranojnë më kërkesa për azil politik nga shtetasit e Kosovës, për shkak se qeveria helvetike vendin tonë e ka inkuadruar në grupin e atyre « vendeve stabile  . Sipas autoriteteve zvicerane « kriteret kryesore për përfshirjen e shteteve në këtë listë të vendeve të sigurta, janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe zbatimi i konventave ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve.

Pyetjes sonë shtruar shefes së atëhershme të Drejtësisë dhe Policisë zvicerane znj.  se pas 1 prillit Qeveria Zvicerane a ua ndalon tërësisht kërkesat e qytetarëve nga Kosova për azil në këtë vend, znj. Eveline Widmer-Schluiph, për agjencinë tonë është përgjigjur se:  “Përkundër faktit se qeveria jonë pas 1 prillit Kosovën e radhit në grupin e “vendeve stabile”, kjo nuk do të thotë se Zvicra mbyll dyert për azilkërkuesit nga Kosova, meqë ne jemi të vetëdijshëm se pas luftës në rajon ka ende probleme personale, ekonomike e sociale.»

Eveline Widmer është pasardhëse e presdientes së deritanishme znj.Calmy Rey e cila kishte kyrer një sër funksionesh në qeverinë zvcierane. Krahas angazhimeve t eshumta si ne Bernë ashut edhe në OKB ajo nuk kurseu angazhimin e saj për t’i kotrnbuar paqes dhe satbiliteit në ballkan, e cila kishte një rol të jashtëzakonshëm në perspektivën e Koosvës deri tek njohja e saj. Për të cilin mision, ajo sivjet ishte shpallur „Personalitete e vitit – 2011“ nga agjencia informative kombëtare „Presheva Jonë“, mirënjohje kjo e cila pati jehonë të madhe në mdeat zvicerane dhe shqiptare.

Pos presidentes së  re znj. Schlumph, janë edhe gjashtë femra në pushtetin qendror që “vetë shkruajnë e vetë vulosin” për Zvicrën.

Titulli “Pushteti i shtetit zviceran në duart e grave” nuk do të është edhe aq interesant për shtetet demokratike, ku emancipimi dhe integrimi i femrës në shoqëri deri në kreun e shtetit është në nivel të duhur, sikur që është Zvicra. “Shtatë femra në Qeverinë e Zvicrës, pak si shumë a ?!”, kanë dalë me tituj të gazetave zvicerane dhe për çudi autorët nuk janë femra. Eveline Widmer-Schlumpf  (presidente) Micheline Calmy-Rey (shefe e diplomacisë)  Simonetta Sommaruga  (shefe e policisë dhe drejtësisë), Pascale Bruderer Wyss (shefe e Parlamentit) Erika Forster-Vannini (kryetare e Këshillit të Shtetit), pastaj, Doris Leothard, Karin Keller-Sutte në qeveri, pra janë këto zonjat që e udhëheqin sot shtetin e Zvicrës.

Pushtimi i  femrave në qeverisjen e shtetin hlevetik nuk ndalet në  Bernë, por vazhdon edhe në Gjenevë, në metrpolin evropian ku shrrihen përfaqësitë diplomatike dhe indsitucionet  ndërkombëtare. Të rikujtojmë se bisedën e fundit me shefen e policisë zvicerane, me të cilën e prekëm edhe këtë temë, ku pos saj në krye të kantonit po ashtu është një femër, me emrin Sandrine Salerno, në cilësinë e kryetares së qytetit. Znj. Bonfanti e pyetëm se çfarë mendon për këtë « diskriminim» të meshkujve të cilët deri dje kishin luftuar për avancimin e femrave në shoqëri znj. Bonfanit duke qeshur na u përgjigj se « mjaft ju kemi dëgjuar juve meshkujve, tash ne e kemi radhën. Faleminderit juve meshkujve për këtë besim,vazhdoni të na besoni se nuk ju del keq ! »…thotë duke qeshur në shaka shefja e policisë së Gjenevës.

SHPËRNDAJE