CILIT DEPUTET TË KOSOVËS QE 30 VJET GRUAJA E VET JA URON 8 MARSIN ?

JA PSE DUHET URUAR DEPUTETIT XHAVITE HALITIT 8 MARSIN ?

Emri i sakt i “Xhavites” është Xhavit Haliti i cili është lindur…në Novo Sellë (shq: Fshati i Ri) të Pejës, Republika e Kosovë. Krejt në fund të këtij teksti mund ta kuptoni pse duhet uruar 8 marsin sot edhe deputeteti tonë z.Haliti. Ani pse ky pin kafe, fundja vec gratë nuk pinë kafe..bile ky e ka nje t’mirë, ani pse e rrutollon parlamentin për PDK-në, por nuk e rrutollon në fund filxhanin e kafes si do deputet tjerë aty në parlament duke shikuar fusnotat…ose naj udhë e largët me dal me shitet pak…me lobue për Republikën e Kosfunsnotave…

 

Pra, Xhavit Haliti është politikan shqiptar, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është deputet në Paralamentin e Republikës së Kosovës.

Ka qenë i burgosur politik, me ç’rast detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK  (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohetnë Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm). Kohë pas kohe Xhavit Haliti, udhëtonte nga Zvicra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj. Kishte kontakte direkte apo indirekte me të gjithë eprorët e UÇK-së, sidomos me korrdinatorin e UÇK-së në Kosovë, Nait Hasani. Xhavit Haliti dhe sektori që e udhëheqi u vlerësua shumë lartë dhe efikas në punën e tij.

 

Gjatë tërë kohës, mbështeti dhe koordinoi furnizimin e rregulltë të njësive të para të UÇK-së, e pas daljes së saj publike, luajti roline diplomatit dhe mbrojti luftën e UÇK-së në bisedat e shumta me diplomatë te huaj, si dhe mbajti raportet me zyrtarët e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Rambujes, u caktua anëtar i Delegacionit. Ishte halë në sy të pushtetit serb, dhe ndaj tij në Zvicër u organizua një atentat, nga i cili shpëtoi pa pasoja, por pësuan disa familjarë të tij. Pasi nuk ia arritit qëllimit që ta vriste, Serbia, me tërë arsenalin e vet propagandues, hapi propaganda të ndryshme kundër tij, e kjo vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës. Pra deri ketu ishte ajo cfare ka shkruar Wikipedia për jetën dhe veprën e depuetin tonë Xhavit Halitit.  Në fund do shtuar se  Xhavit Haliti është i lindur pikërisht  sot më 8 mars të vitit 1956. Tash besojmë se e kuptuam “sekretin” tonë  pse duhet uruar 8 marsin deputetit tonë, dhe pse bashkëshortja  e tij qe plotë 30 vite ja  uron  burrit të vet tetë marsin, dmth ditëlindjen e tij…Pra deputeti Haliti sot e ka ditëlindjen, për vjetët (e keni vitin e lindjes) vejani lapsin dhe ju del rezultati, megjithse ne burrat fort si frikësohemi shifrave. Do kishin shtuar se gjithë deputetëve kjo datë ndoshta i kishte munduar për të shkuar.. ama bash Xhavit Halitit nuk i shkon..se goxha ai i thot vetit burrë..e tetë marsi nuk dimë sa i shkon burrave:-)))..Pra, sidoqoftë burra pa burra njeri ka lindur në këtë datë dhe ne redaksia e agjencisë “Presheva Jonë” ja uron 8 marsin e burrave e jo të grave.. me shëndet deputetit Xhavit Halitit !

  • http://faceri faceri

    po ku e gjet bash kit xhavitin me qit ne ket faqe te interneti ju nuk e njehni mir se kurr skishi fol per ta po qa ka ba ky njeri per kosoven e UCK sen hiq po mas ma livdoni se ky sasht njeri i mir hiq xhavitin e njof shum mir si paret e kuqe e ma fell spo him per kit shpiun

  • Bujar

    ej po edhe ni Minister i joni e ka ditlindjen po ne te njejten date aj osht Blerand Stavileci minister i bujqesis

  • http://preshevajone haxhia

    Ev bre nanen ku na murren ne qaf njerzt pa pik shkolle edhe luften e kosoves e kan shkru konflikt i armatosun e jo luft bre lopt e gjalla si jan ka e shkattrojn dinjitetin e Kosovarit veq me pshurr nto me nshu kyt vend apo me ja nis me luftu apet s’po dim cilen me zgjedh se nuk na ka met zgjidhje tjeter, secili se po na merr ne udheheqje ma mut se ai tjetrii :@ na shiten dinjitetin na shiten kulturen na shiten natyren qe na ka fal zoti na shiten krejt Kosoven e hajt kallxomni tash dikush qka me ba na Populli a tjau qim ktyne a po hecim prej kti veni se ska zgjedhje tjeter ?????

  • babrugov

    o i met ne fyt po ky ma mir me i vesh kulet e grave .e haj medet per kosov kush pe udheheq.

  • Ylli, Gona, Edi, Aleksandri, Mustafa, Ermira, studentë nga Vlora

    Jemi je grup studentësh nga Vlora.

    Deshëm ta flanderojmë agjencinë “Presheva Jonë” për informacionet e shpejta dhe korrekte që po na isjellë për cdo ditë..dhe për kët karizën humori në stilin e perendimit. Duket sikur kjo agjenci ka lidhje, infulencë nga mediat oksidentale. Jeni perfekt. T’ ju themi të drejtën ne shumë pak kemi ditur për Preshevën dhe për shqiptarët, vëllezërit tanë në ato vise shiptare të Tetutës…por kjo agjenci na oforn ma afër me ato troje përmes një sër informcionesh nga aktualiteti dhe historientogarfia. kjo agjenci po zbardh fytyrën jo vetëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës por edhe mbarë kombit tonë. ju lumtë.vetem vazhdoni kështu, jeni për cdo lavdratë,. Sikur t’msi sihit me të mirë sigurisaht as mediat tona këtu në Shqipëri nuk ju citojnë…suksese të përzemërta…

    Ylli, Gona, Edi, Aleksandri, Mustafa, Ermira, studentë nga Vlora

  • shpata

    urime z xhavit diteljindja

  • nazi

    Tash po shihen se kush jan deputete e kosoves qe ekan lujt rrolin e te qmendurit dhe tash jan ba deputet ne parlamentin ton si Azem syla edhe ky Xhaviti. per mendim temin kta jan mashtrus edhe edhe hajdut.
    Po ishalla na run zoti prej tyne se naj nxiten jeten edhe na degjenerun deri ne pik te fundit.
    Patriotat jan vdek ne luft dhe jan vra mas lufte.

  • http://facebook trimi

    Te flasesh per njerez qe kan punu per Kosoven, duhet te jesh mir i informuar, dhe ne nje aspekt apo tjeter, lufta eshte hile dhe plot dallavere, ju qe gjykoni e flisni per njerez qe kan kontribu ne cdo menyre per ket vend, a ia mbajtet qiriun ju te gjith ketyre a, ju nese jeni aq te mir, punoni e studioni e behuni me te mir e te shohim rezultatin e puneve tuaja, respekt.

  • http://www.preshevajone.com/arabi-saudite-libri-qe-te-meson-si-te-presesh-gjymtyret/ ardian

    jame shqiptar po kisha dashte te jeme qkado tjeter veq shqiptar jo turp per ata qe flasin keq per kete njeri