Résultat de recherche d'images pour "milosevic kosovo"Preshevë, 25 shtator -Sot, 17 vjet kanë kaluar që kur ish-presidenti dhe i padituri i Hagës Slobodan Millosheviç humbi zgjedhjet për presidentin e FR të Jugosllavisë nga kandidati i DOS Vojisllav Koshtunica.

BILANC I ZI NË KOSOVË NGA DIKTATORI SERB MILOSHEVIC: Pasojat e luftës nëbilanci-i-krimeve-serbe-n-euml-kosov-euml_hd-1200x630njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999: Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova – 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç. – 296 fëmijë deri në 5 vjeç. – 1.739 femra – 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare. – 1.450 banorë ende janë të pagjetur. – Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare, raporton agejncia e lajmeve “Presheva Jonë” due u referuar burimeve te OKB-së. (UNHCR, ICRC, OIM..)

Atentati kundër Millosheviçit në Gjenevë nga britaniku apo nga shqiptari ?

Résultat de recherche d'images pour "agent MI 6 Slobodan Milosevic"Ish-agjenti i shërbimit sekret britanik-MI6, Richard Tomlinson, prentedon se shërbimi i tij pati përpiluar një plan për vrasjen e Presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevic, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë” due ju referuar mediave britanike. Sipas Tomlinson, agjencitë inteligjente britanike kishin përpiluar disa plane për vrasjen e Milosevicit, një prej të cilëve parashihte që ai të vritej në një tunel gjatë vozitjes me veturë. Sipas tij, pikërisht një plan i tillë ishte përdorur për vrasjen e Princeshës Diana. Për tentim vrasje te diktatorit serb Mloshedvcit ne Gjeneve, sipas agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ne dosjet e sherbimeev sekrte zvcerane dhe atyre nderkombëtare, pos emrit te agjentiot britanik (MI6) Tomlinson, pe¨rmdnet edhe emir i nje shiptari eshte ky Astrit Leka, një profesor që dyshohet se kishte përgatitur atentat ndaj diktatorit serbe  Milloshevic në Gjenevë.

Rreth tentim vrasjes së kryekriminelit Miloshevic në Gjenevë, sipas sherbimeve sekrete nderkombëtare, ishte provura përmes dritave, reflektorëve te fuqishësm sikur në rastin e princeses Diana në tunelin e Parisit.

Richard Tomlinson, një ish oficer i Shërbimit Ajror Special (SAS) “Henri Paul ishte duke punuar për MI6 (Shërbimi i jashtëm sekret britanik) dhe aksidenti në urën «Alma» kishte ngritur një projekt nga MI6 për të hequr presidentin Slobodan Millosheviç. Britanikë duhet të verboj me kreun e shtetit serb shofer me një makinë të veçantë ai e ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën për në Gjenevë…

Policia drejtonte gishtin kah Leka…Inspektorët thanë: Profesor Astrit Leka në Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit ?!

Résultat de recherche d'images pour "astrit leka"Inspektorët thanë: Profesor Astrit Leka, Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit. Lidhur me atentatin që ju kishte përgatitur Miloshevcit në kohën kur kishin filluar negociata në konferencne e Gjenevës për ish-jugosllavinë po japim më poshtë në tërësi rrëfimin e z.Astrit Lekës i cili akuzohej në përgatitjen e vrasjes së diktatorit serb Miloshevic në Gjenevë (Police, le 18.01.2011: Certains iront jusqu’à l’accuser M.Leka d’avoir fomenté un attentat contre Milosevic lors de sa venue à Genève), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Në shtator 1993, po rrija bashkë me gruan time. Troket dera dhe shoh dy inspektorë të policisë zvicerane. Ata kishin marrë urdhër që të bënin kontroll në shtëpinë time. Me të drejtë, unë u kërkova mandatin përkatës. Ata nuk e kishin, por u justifikuan me karakterin urgjent të ndërhyrjes. Unë këmbëngula që nuk do i pranoja të bënin kontroll pa një dokument zyrtar të rregullt. Ata insistonin për urgjencën. I indinjuar se ndoshta ata po më shpërfillnin si refugjat politik shqiptar që isha, u detyrova t’u them një fjalë të urtë angleze që kishte vlerë në atë rast.

“Shtëpia ime është kalaja ime, ku ju nuk mund të hyni pa lejen time!”, rrëfen fillimisht veprimtari shqiptar Astrit Leka (kryetar i shoqatës ndërkombëtare “Solidest”) për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” i cili qe dy decenie jeton dhe vepron në Gjenevë i cili me miqtë zviceran ia arriti të vente bustin e heroti tone kombëtar Skenderebut buzë liqenit ë këtij qyteti pak metra afër OKB-së.

Dita e 11 marsi 2006 per dikë ne Serbi ishe ditë e zezë, e për dikë në Kosove ditë 0 bardhe. Miloshvic iku, në Serbi la 1.826.799 miloshevica.. 

Résultat de recherche d'images pour "attentat milosevic geneve"Me fitoren e Opozitës së Bashkuar (DOS) në zgjedhjet në Serbi dhe RFJ, përfundoi dhjetëvjeçari i sundimit autokratik dhe diktatorit  serb Sllobodan Millosheviqit.

Duke mos dashur të pranojë humbjen, atëherë Partia Socialiste e Serbisë në pushtet (SPS) dhe udhëheqësi i saj Millosheviç nxitën një krizë paszgjedhore që kërcënoi me konflikte serioze dhe dhunë. Në këto zgjedhje, kandidati i DOS dhe kreu i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, u zgjodh për president të RFJ me 2,470,304 vota (50,24%). Millosheviçi fitoi 1.826.799 vota, ose 37.15 për qind.

Më 11 mars 2006 ne hage vdes Millosheviç vdiq në paraburgim të Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë

Résultat de recherche d'images pour "milosevic del ponte"Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte ne nje interiste per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kishte shprehur keqardhje që pas vdekjes së Millosheviçit, viktimat e konflikteve të Ballkanit nuk do të mund të shohin vendosjen e drejtësisë që ata meritojnë, por shtoi se një gjë e tillë e bën më urgjente nevojën e kapjes të të akuzuarve të tjerë për krime lufte. Ajo i bëri komentet sot në një konferencë shtypi. Po sot foli për shtypin edhe Presidenti i Gjykatës së Hagës.

“Është një humbje e madhe për drejtësinë që gjyqi nuk do të përfundojë dhe nuk do të jepet një dënim. Megjithatë ka ish-udhëheqës të tjerë të lartë mbi të cilët janë ngritur padi për krime lufte, për të cilat ishte akuzuar edhe Sllobodan Millosheviçi. Pas disa muajsh do të fillojë gjyqi i tetë i ish-drejtuesve të lartë të akuzuar për genocidin në Srebrenicë. Po ashtu megjithëse këtë vit do të gjykohen gjashtë ish-udhëheqës serbë për krimet e kryera në Kosovë, fajtorët kryesorë janë ende të lirë”, ka thner kyreprokurja e ICTY del Ponte ne nje bisede me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” në Hagë

Zonja del Ponte i quajti thashetheme zërat se Millosheviçi ishte helmuar. Ajo tha se gjyqet e tetë të dyshuarve për genocidin e Srebrenicës do të kontribuonin për të përcaktuar rolin e Milosheviçit në masakrën më të tmerrshme në Evropë që pas luftës së dytë botërore.

SHPËRNDAJE