images45 Cilat femra e tradhtojnë më shumë partnerin? Meshkujt e pasur dhe të suksesshëm shpesh mund t’i shihni në shoqërinë e femrave të reja dhe atraktive, e në bazë të hulumtimeve më të fundit – femrat e suksesshme, njëjtë sikur edhe meshkujt, pushtetin dhe fuqinë e tyre dëshirojnë ta përdorin për ta tërhequr partnerin.

Studimi më i ri ka treguar se femrat nuk janë aspak më të matura se që janë meshkujt, por dallimi i vetëm është aty se ato deri më tani nuk kishin vetëbesim apo mundësi që pushtetin e tyre ta përdorin si mjet për joshje. Sikur edhe meshkujt, po ashtu edhe fermat e kanë zbuluar se pushteti apo fuqia është një afrodiziak i fuqishëm. Profesori Joris Lamers, nga universiteti holandez Tilburg, i cili kishte bërë më shumë se 1 500 anketa anonime me lexuesit e një reviste biznesi, ka zbuluar se femrat e pushtetshme më shpesh i tradhtojnë partnerët.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një lidhje të fortë midis pushtetit dhe tradhtisë, pa marrë parasysh gjininë. Siç ka shpjeguar autori, pushteti ia mbyll zërin moralit dhe ky ndikim ndikon njëjtë si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat.

SHPËRNDAJE