Një burrë indian ka 39 gra dhe 94 fëmijë të cilët jetojnë të gjithë nën një çati.

Përveç tyre, 67-vjeçari Ziona, mban në shtëpi edhe 14 nuset e djemve të tij së bashku me 33 nipërit dhe mbesat. Gjithsej bëhen 181 pjesëtarë në këtë familje të veçantë.

Kjo familje, e cila besohet të jetë më e madhja në botë, jeton në një shtëpi shumëkatëshe që përbëhet nga 100 dhoma gjithsej.

Ziona është shumë i kënaqur: “Jam i bekuar nga Zoti. Më ka dhënë shumë njerëz pranë meje dhe jam i lumtur.”

Të gjithë burrat e shtëpisë punojnë marangozë dhe Ziona nuk ka kërkuar kurrë ndihmë nga qeveria.

Gratë merren me punët e shtëpisë dhe përgatitja e vakteve i merr disa orë kohë sepse nëse për drekë familja vendos se do të ketë pulë, atëherë duhen pjekur të paktën 30 të tilla.

SHPËRNDAJE