David dhe Victoria Beckham janë ftuar për dasmën mbrëtërore të Princit William me Kate Middleton, deklaroi një burim brenda oborrit, për “Daily Mail”

(AIK-Presheva Jone)

Sipas lajmit të publikuar sot, kjo ftesë është miratuar prej Mbretëreshës dhe Princit Charles. Besohet se David dhe Victoria do të jenë ndër personat e paktë të famshëm që do të marrin pjesë në ceremoni.

Vetë çifti mbretëror ka lajmëruar se midis listës me 1 900 të ftuar, do të jenë shumë të paktë personat e famshëm, ndërsa qëllimi i tyre është që t’a mbajnë ceremoninë sa më private.

SHPËRNDAJE