Miralem Pjanic mund të largohet nga Juventus.

Sa do që tingëllon e pamundur, në Spanjë janë të sigurt se mesfushori boshnjak kërkohet dhe mund të transferohet në Real Madrid.

“Fichajes” raporton se drejtues të “Los Blancos” do të jenë prezent në tribunat e stadiumit Dragao për të ndjekur duelin mes Portos dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Arsyeja e vizitës do të jetë vëzhgimi i paraqitjes së Pjanicit, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid është i gatshëm të ofrojë Iscon ose James Rodriguezin në ofertë për transferimin e Pjanicit në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE