Skuadra e Çelsit do t’i kërkoj skuadrës së Totenhemit dyshen e futbollistëve, Garet Bejl – Luka Modriqin.

Dihet se Bejl e Modriq në sezonin e fundit ishin dy futbollistët kryesor tek “Spurs”, prandaj “blutë” e Londrës, synojnë që skuadrën ta përforcojnë me këtë dyshe mjaft të mirë.

Siç raportojnë mediat në ishull, skuadra e Totenhemit për dyshen: Bej-Modriq, kërkon hiq më pak se 80 milionë euro, kurse mësohet se skuadra e Roman Abramoviçit ofron 60 milionë euro.

SHPËRNDAJE