Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu të forcuar nga rezultatet e zgjedhjeve, kanë prirë në mënyrë të suksesshme drejt krijimit të një “platforme shqipëtare” të Sërbise Jugore që ka marr rol në bisedimet për statusin final të Kosovës. Ne dokumentin (në paragrafin 9) ceket natyra e pakompletuar e mekanizmave politikë në Serbine Jugore dhe i referohet fuqimisht referendumit të mbajtur në vitin 1992 për bashkimin e Serbisë Jugore me Kosovën. Me 13 Shkurt, Ragmi Mustafa shkoi edhe me larg duke komentuar publikisht që, nëse Kosova është e pamvarur, atëhere ne duke marrur parasysh referendumin e vitit 1992 dhe platformen politike në vend duhet të kërkojme që të jemi pjesë e shtetit të ri të Kosovës, njofton agejncia informative kombëtare “Presheva Jonë” e cila ka siguruar një dokument nga Wikileaks

Preshevë, 2 shtator / AIK-Presheva Jonë

A/11. Ne jemi duke punuar të sigurojmë avancime politike lokale në tri komunat me shqiptarë etnik  në Sërbine Jugore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja) të mos neglizhojnë rëndësinë dhe progresin e stabilizimit që është arritur në këtë zonë të ndieshme kufitare me Kosovën. Strategjia jonë për muajt e ardhshëm është që të prezentgojmë nxitje pozitive dhe paralajmërime të qarta për grupet e reja politike që po dalin, që duken të jenë ekstremiste; konkretisht që përdorin shenja të qarta shqiptare si për shembull duke e quajtur Serbine Jugore si Kosovë Lindore. Për më shumë ne do të jemi më aktiv që ti mbajmë politikanët lokal në drejtimin e duhur demokratik duke shfrytëzuar fondet tona przente në mënyre pozitive. Do të bëjmë presion të vazhdueshëm përballë Beogradit që të financoje dhe mbështesë nismen e Ministrise së të Drejtave te Njeriut dhe minoriteteve. Gjithashtu do të kërkojmë që të rifrymëzoj Trupin Kordinues për Serbine Jugore që të zgjidh problemet politike dhe ekonomike në rajon.

A/2. Në Jugun e Serbisë nxehet politika lokale

Zgjedhjet e vitit 2005 e larguan nga pushteti local  prefektin e kahemotshem të komunës së Preshevës, Riza Halimi. Riza Halimi ishte një bashkepuntor i yni i ngushtë që nga viti 2001 dhe një mbështetës e kooperativ me Beogradin nëpërmjet Trupit Koordinues.

Platforma e Sërbise Jugore për Kosovën

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryetari i Kuvendit të Preshevës Ragmi Mustafa morri postin e kryetarit të përkohshëm deri në korrik kur u përcaktuan për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mustafa dhe lideri tjetër politik, partneri i tij në koalicion Jonuz Musliu në të kaluarën kishin kontestuar  legjitimitetin e Trupit Koordinues dhe ishin të angazhuar  për më shumë autonomi në Serbinë Jugore dhe raporte speciale me Kosovën. Mustafa dhe Musliu të forcuar nga rezultatet e zgjedhjeve, kanë prirë në mënyrë të suksesshme drejt krijimit të një “platforme shqiptare” të Swrbisë Jugore që ka pasur  rol të mire në bisedimet për statusin final të Kosovës.

Kjo platformë e cila është lëshuar më 14 janar e firmosur  nga 61 delegatë prej gjithsejt 66 delegatë shqiptarë sa ishin ne 3 kuvendet e komunave lokale, i ka tejkaluar në disa pjesë vijat e kuqe të publikuara të SHBA-ve (që nënkupton se nuk ka asnjë mundësi lidhjeje territoriale në Serbise Jugore dhe Kosovës) duke kërkuar më shumë autonomi dhe duke marrë si bazë pozitën aktive të qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe duke evokuar bashkimin me Kosovën në rast të ndonjë ndarje eventuale të Kosovës. Ne dokumentin (në paragrafin 9) ceket natyra e pakompletuar e mekanizmave politikë në Serbine Jugore dhe i referohet fuqimisht referendumit të mbajtur në vitin 1992 për bashkimin e Serbisë Jugore me Kosovën. Me 13 Shkurt, Ragmi Mustafa shkoi edhe me larg duke  pohuar publikisht se, në rat që Kosova është e pamvarur, atëherë dhe duke marrur parasysh Referendumin e vitit 1992 dhe platformën politike në vend na impponohet të kërkojmë që t’i bashkohemi shtetit të ri të Kosovës. 

A/4. SHBA-të parlajmorëojnë me vija të kuqe

Polcouns është takuar privatisht me Mustafën dhe Musliun menjëhere pas deklarimeve rreth platformës politike në mënyre që të paralajmërohen seriozisht mbi vijat e kuqe të SHBA-ve lidhur me Kosovën. Ragmi Mustafa na ka siguruar që do të bashkëpunojnë me Trupin Koordinues dhe që do të limitojë retorikën e tij lidhur me Kosovën gjatë fushatës elektorale parazgjedhore në Jugun e Serbisë. Ai ka theksuar po ashut se ka kuptuar plotësisht dallimin mes të qenit lider opozitare me atë të kryeshefit  ekzekutivit në Preshevë; Ai nuk do të jetë shkurtpamës në mënyrë që të rrezikojë seriozisht projektet dhe fondet që qeveria serbe i ka ndarë për rajonin dhe ishte shumë ambicioz që të marrë pjesë seriozisht në inagurimin e projekteve lokale. Musliu ka potencuar qartë se ka shtyer dhe ka përkrahur platformën në mënyre që t’i mbështes vëllezërit e tij që jetojnë në Kosovë dhe jo të krijojë konfuzione në situate në degradimi  e gjendjen në Serbinë Jugore. Mesazhi ynë i fundit ka qenë, që deklaratat kanë rëndësi dhe në rast vazhdimi të përdorimit të Kosovës gajtë fushatën parazgjedhore në vend të problemeve praktike në Serbine Jugore, atëherë palët do të ballafaqohen me qëndrimet tona ndaj tyre.

A/5. Bashkpunimi me Lajiq

Për disa muaj në vazhdim ishim në bashkëpunim të ngushte me kreun e Trupit Koordinues dhe Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe minoriteteve, Rasim Lajiq, OSBE-në dhe udheheqësin e UE-së, Austrinë në mënyrë që të inkurajojmë politikën lokale dhe qeverinë që
t’i lënë anash problemet e të së kaluarës për t’u  fokusuar në zgjidhjen e problemeve aktuale dhe praktike në Serbinë jugre. Lajiq ka nisur  shumë shpejt këtë vit me Trupin Koordinues në Serbinë Jugore, por deri tani ka pasur shumë fjalë, por gjërat në praktikë ende çalojnë. Pas konferencës të publikuar në mediat serbe, të platformës politike të Sërbise Jugore gjatë konsultimeve me politikanët kosovarë lidhur me platformën Rasim Lajiq ka pasur rol  që të luaj të fortin për të minimizuar polemikën lidhur me platformën politike (edhe pse ishte deklaruar privatisht tek ne qe nuk ia ka frikën dhe nuk  qna kokën forte për  Mustafën dhe Musliun).

Në vend të saj ai është përkujdesur për planet e vitit paraprak, si për shembull krijim e grupeve të rija të punës për funskionimin e Trupit Koordinues dhe krijimin e nje ekipe  speciae  në sferën ekonomik për Serbine Jugore –  Kosovën. Ai, nj¨kohësisht ka prezentuar  një ekip të ri profesional duke përfshire delegatë nga DS dhe DSS të cilët do t’i mbështesnin që ai të intensfikoj programin në Jug. 

A/6. Sipas Lajiq, pothuajse një e treta e fondeve të përcaktuara për Trupin Koordinues të vitit të kaluar ishin të riprogramuara pasi Ministria e Financave dështoi ti shpenzoj ato, para se të mbaroj viti. Lajiq thotë se kjo ishte e qëllimshme nga ana e GOS, pasi ka qenë një listë e gjatë e kërkesave të pafinancuara nga Ministri për disa kohë. Ai beson se disa milionë dollarë Ministria i ka vënë në dispozicion në fund të vitit për Serbinë Jugore si rezultat i presionit nga SHBA (ambasadori e ngriti atë me Kryeministrin Koshtunica dhe Labus DPM në tetor dhe nëntor) dhe na ka kërkuar të ndihmojë në fillim dhe në një nivel të lartë për të evituar çdo humbje të ngjashme të financimit të këtij viti. Lajiç duket ka qenë forcë organizuese pas një takimi në mes janarit me kryeministrin Koshtunica dhe tre kryetarët e komunave locale në  Serbinë Jugore (duke përfshirë Mustafën) dhe ka vërejtur edhe nevojë për të siguruar komunitetin lokal serbë të tri komunave lidhur me platformën dhe preokupimet  e tyre.

A/7. Deri sa ne bashke¨punuam me Lajiq, ne e kemi dekurajuar atë në një front: një ide ai nxorri për një “nivel të ulët” në konferencën donatorëve për Serbinë Jugore. Ai duket të ketë marrë parasysh shqetësimet tona (koha e keqe që i është dhënë Kosovës dhe krizave te tjera ndërkombetare) në bord, ai minimizoi idenë në takim e tij  me përfaqësuesit e BE-së. Programi jonë asistues për vitin 2006 do të përqëndrohej  në tre fronte: të përfundohet një rrugë e mesme nga Bujanoci nderi në kufirin me FYROM që do të ndihmoj si një platformë për një gamë më të gjerë te iniciativave për zhvillimin e biznesit, një seri të vogël të projekteve të hartuara me kujdes për të përforcuar progresin e CB-s dhe një punë politike mbështetjen që synojnë thellimin e kapacitetetve të procesve  demokratike dhe inkurajimin e ndërtimit konstruktiv të koalicionit parazgjedhor mes partive lokale (shqiptare dhe serbe)

A/8. Me zgjedhjet lokale në qershor të vitit 2006 për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ne mund të presim bisedime për statusin e Kosovës, veçanërisht decentralizimin, do të vazhdojnë të jenë tema në politikën lokale. Ne do të vazhdojmë që të stimulojmë OQ për të vazhduar mbështetjen e institucioneve multi etnike, si dhe t’I bëjmë me dije shqiptarët etnik të ke¨tij rajoni  se ardhmëria e tyre është në një Serbi të qëndrueshme dhe të sigurtë.

SHPËRNDAJE