Komunës së Preshevës i rikthehet sistemi monist-Milosheviqian!

Pas gati tre muaj maltretime administrative, hetimeve, fillimeve-ndërprerjeve dhe rifillimeve te procedurave disciplinore, thirrjeve për dëshmi,linçimeve, sot pas 13 viteve angazhim nga themelimi i marëdhënies së punës, pranova Vendimin mbi Largimin e përkohshëm nga puna-Suspendim.

Ky vendim në këtë kohë, i pari që pas 27 viteve të përfundimit të sistemit monist-Milosheviqian kur komuna udhëhiqej nga ai regjim dhe ku ndaj punëtorëve të administratës bëheshin diferencime ideo-politike, dëshmon se Komuna e Preshevës po rikthehet në sistemin më të tmerrshëm që përjetuan shqiptarët në ato vite për shkak të bindjeve politike.

Ky vendim mbështetur në Ligjin Shqiprim Arifi-kryetar komune, pika Fisnik Islami-Shef I kabinetit të kryetarit, paragrafi Xhelal Hasani- nëntoka e APN-së, ende i pa publikuar në Gazetën zyrtare të alternativës për mashtrime si linçim , në preambulën e vet nuk përmban asnjë element të bazuar në ligjet mbi të cilat funksionon vetqeverisja lokale.

Në mungesë të ideve, përgatitjeve profesionale, shkollimit,edukimit, vizionit për zhvillimin dhe avansimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës, neokomunisti i fundit i ballkanit perendimor Shqiprim Arifi i mbushur me urrejtje patologjike ndaj oponentëve politik shqiptar , merret me shantazhime, linçime, shpifje, montime dhe së fundi edhe me largime nga vendet e punës.

Pavarësisht presioneve, shantazheve, shpifjeve, kërrcnimeve që janë drejtuar në adresën time, së fundi edhe ky Vendim me largim nga puna, bindjet dhe angazhimin tim politik nuk do të mund ta ndaloj ky njeri asocial, anarkik, arrogant, i pa denjë, i padijshëm dhe primitiv.

SHPËRNDAJE