Në ditën e Shën Gjergjit, 5 Maj, me motive të Shën Gjergjit një sixhade gjigante është shtruar në sheshin Nënë Tereza.

 

Është pjesë e Bienales Mesdhetare të Artistëve të Rinj që po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës në datat 4-9 maj. Projekti është ideuar nga Flori Gjini, realizuar grafikisht nga Maria Tasho dhe implementuar nga piktorja Herolinda Kocllari.

 

Gjatë ditës së djeshme, më 5 Maj, shumë kalimtarë kanë realizuar foto mbi sixhaden më të madhe të Tiranës.

 

Projekti është emërtuar “Si’xhade Tirana” dhe konkurron bashkë me krijimet e tjera në Bienalen Mesdhetare ku shumë artistë të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës marrin pjesë me krijimet e tyre të fushave të ndryshme

 

SHPËRNDAJE