Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se Spanja mund t’u bëjë ballë taktikave defensive të ekipeve kundërshtare.

 Cesc Fabregas (Foto: Getty Images)Cesc mendon se taktikat e aplikuara nga Anglia në miqësoren e të shtunës, të cilat po ashtu u treguan të suksesshme për Zvicrën në Kupën Botërore, nuk do të mund t’i ndalojnë kampionët e tashëm gjatë verës së ardhshme, në kampionatin evropian në Poloni dhe Ukrainë.

“Po thuajse çdo ekip me të cilin kemi luajtur tash luan kështu dhe ne u kualifikuam me maksimum pikësh. Në miqësoret, është e vërtetë që ndonjëherë ne nuk shkojmë me mentalitet të njëjtë si në ndeshjet e rëndësishme”.

“Ne gjithmonë vuajmë ca më shumë në ndeshjet miqësore dhe ne kemi ndryshuar shumë lojtarë dhe kjo është krejtësisht ndryshe. Por ne përpiqemi të japim më të mirën dhe shpresoj se do të jemi të gatshëm për në Euro. Ju nuk mund ta krahasoni situatën sot me ndeshjet e rëndësishme si ato të Euros”, ka thënë Cesc.

SHPËRNDAJE