Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për certifikimin e HALLALL – kualitet në BeH, BFI e Maqedonisë dhe “Fud Konsalting” – Shkup sot do t’i ndajë certifikatat e para HALLALL në Republikën e Maqedonisë.

Standardi HALLALL, implementimi i të cilit do t’u hap kompanive të Maqedonisë treg të madh, do të thotë prodhim të ushqimit në pajtim me rregullat Islame. Bëhet fjalë për term arab i cili do të thotë “gjithçka që është e lejuar” në islam sipas të drejtës (fetare) së sheriatit. HALLALL ka më shumë specifika, mënyra e therjes, përjashtim të alkoolit apo aditivëve të cilat përmbajnë mish derri.

Tregu HALLALL botëror i kënaq nevojat e 1,8 miliard blerësve nga besimi mysliman dhe është me rritje më të shpejtë. Në vit bën qarkullim prej 850 miliard dollarë amerikan. Shkalla e deritanishme e rritjes është 40 për qind, ndërsa parashikohet të arrijë 50 për qind. Vetëm ekonomitë e Arabisë Saudite, Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Omani dhe Kuvajti peshojnë 715 miliard dollar. Tregu HALLALL këtë vit arriti 456,4 miliard euro.

Vendosja e HALLALL-it është praktikë shumëvjeçare e kompanive të mëdha botërore “Mek Donallds”, “Nestle” , “KFC”. Në rrethimin tonë firmat që kanë vendosur HALLALL janë “Krash”, “Vindija” dhe “Podravka”. Kualiteti HALLALL, përveç në ushqim, përfshihet edhe prodhimet farmaceutike, kozmetike, sende për përdorim të përgjithshëm dhe shërbime (financa, bankieri, tregti, hotelieri).

SHPËRNDAJE