Svetlana – Ceca Razhnatovic: Për gjithëcka fajtor është Arkani, unë nuk dua të futem burg së koti. Ajo ka propozuiar për t’i shëtuar burgut t’i jap nga xhepi 1.5 milion euro

 Beograd, 12 prill/ AIK-Presheva Jone

Svetlana – Ceca Razhnatović (37) edhe spe rrezikonte të futej në burg, dket se paraja po e bënë të veten, se paku kështu njoftojnë sot emdiat  e huaja. Shumën e të holave prej 1.5 milion eurosh ajo duzhet ta paguaj bashkarisht me motrëne saj lidia Velickovic, ka njoftuar sot zëdhnësi i një gjykate serbe  Tomo Zoric në Beograd.

 

 Këngëtarja serbe e muzikës folk Svetlana Raznatovic e quajtur ndryshe Ceca duket se ka arritur një marrëveshje me prokurorinë për ti shpëtuar burgut pas hetimeve në lidhje me abuzime dhe përfitime të miliona eurove nga transfertat e futbollistëve.  Radio serbe B92 ka raportuar se Ceca ka rënë dakord me organin e akuzës për të bërë një pakt sipas të cilit këngëtarja e famshme do të paguajë një shumë parash dhe do të kalojë një periudhë kohe në arrest shtëpie në këmbim të mos futjes ë burg.

Marrëveshja ka shkuar tanimë në gjykatë dhe parashikon që e veja e ish kreut të forcave speciale serbe Zeljko Raznatovic i njohur si “Arkani” do të paguajë 1.5 milionë euro dhe do të kalojë një vit në arrest shtëpie të mbikëqyrur. Sakaq, motrës së saj Lidija mund ti jepet një arrest shtëpie gjashtë mujor. Akuza ndaj Cecas u ngrit në fund të marsit pas tetë vitesh hetim. Ajo dhe shoqata e saj janë akuzuar se kanë vjedhur 4 milion marka gjermane dhe më shumë se 3 milion dollarë nga transferuat e lojtarëve nga klubi i Obilicit që kishin nën pronësi.
Hetimet u kryen edhe për përfaqësuesit e klubit Dragisa Binic dhe Jovan Dimitrijevic. Ata janë akuzuar konkretisht për transfertën e Obradovic tek Lokomotiva e Moskës. Kalimi kushtoi 3 milionë dollarë por klubi nuk mori asnjë para nga lëvizja.

Do thkesuar se Ceca u bë e njohur në opinionin publik serb për martesën e saj me kriminelin e luftës, Zeljko “Arkan” Raznatovic. Hetimi lidhet me aktivitetin në kohën kur ishte presidente e klubit të futbollit të FK Obilic. Sipas mediave serbe, motra e këngëtares dhe dy drejtues të tjerë të klubit isjhin të përfshirë gjithashtu në hetime, për transfertat e parregullta të lojtarëve.  Ceca do të përballet edhe me një akuzë shtesë të armëmbajtjes pa leje, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 11 pistoleta. Këngëtarja morri detyrën më të lartë në klubin kryeqytetas në vitin 2000, pasi bashkëshorti i saj u vra në Beograd. Çifti u martua në vitin 1995, në kohën kur “Arkan”-i drejtonte trupat paraushtarake më famëkeqe dhe të frikshme në Jugosllavi. Një nacionalist serb, mbi “Arkanin” rëndojnë akuza për mijëra vrasje. Ceca drejtoi klubin për katër vjet, deri në vitin 2003 dhe besohet se gjatë kësaj periudhe ajo përvetësoi 3,5 milion dollarë, nga shitja e një futbollisti në një klub gjerman.

SHPËRNDAJE