Këngëtraja e njohur serbe  Svetlana Raznjatovic- Ceca para se të burgosej  ishte shprehur 

 se  « për gjithëcka fajtor është Arkani, unë nuk dua të futem burg së koti…” Ajo madje kishte  propozuar, që për t’i shpëtuar grilave t’i jap nga xhepi 1.5 milion euro .. »

 

Beograd, 23 shkurt/ AIK-Presheva Jone

 

Pas gati katër muaj të paraburgimit, folk këngëtarja e njohur serbe Svetlana Raznjatovic- Ceca sot për herë të parë e ka shkelur tokën. Ajo kah ora 17 u lirua nga Burgu Qendror në Beograd e cila ishte vendosur kohë më parë. Vendimi për lirimin e saj nga burgu e solli  dhoma Penale e Gjykatës së Qarkut në Beograd ku për herë të parë hedhet në bankët e të akuzuarve një yll i muzikës popullore serbe e dyshuar për shkelje dhe mbajtje ilegale të armëve, sigurisht të trashiguara nga burri i saj, kriminlei serb Arkan i vrare nga mafia serbe  vite me parë para se të kapej nga Haga apo Interpol-i.

 

Avokati i saj Rajko Daniloviç , tha dje se vendimi për lrimin e Cecës është arritur para dhomës Penale të Gjykatës së Qarkut, sepse gjykatësi dhe prokurori kishin pikëpamje të ndryshme për lirimin apo jo të Cecës. Prokuroria, në fakt, kërkonte që ajo të mbetet në paraburgim. Menjëherë pas lirimit, këngëtarja popullor ka bërë një deklaratë të RTS, duke shtuar se stafi në burgun Qendror të trajtuar atë në mënyrë të drejtë dhe të saktë.  Largimi i sja nga burgu më së shumti ka shqetësuar policinë dhe të burgosurit të cilëve  ajo ditët ja shkurtonte edhe pse nuk këndonte ne burg, por herë pas here kur shkonte ne kuzhine apo wc,  të burgosurit apo policia i “flladitnin” sytë me sharmin e saj dhe thoni vetemevete zot shtoja edhe pak ditë burgu kësaj femre..

Sidocoftë   këngëtarja serbe e muzikës folk Ceca  (37) para se të burgosej duket se ka kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për ti shpëtuar burgut të gjatë pas hetimeve në lidhje me abuzime dhe përfitime të miliona eurove nga transfertat e futbollistëve.  Radio serbe B92 ka raportuar se Ceca ka rënë dakord me organin e akuzës për të bërë një pakt sipas të cilit këngëtarja e famshme do të paguajë një shumë parash dhe do të kalojë një periudhë kohe në arrest shtëpie në këmbim të mos futjes në burg.

Marrëveshja ka shkuar tanimë në gjykatë dhe parashikon që e veja e ish kreut të forcave speciale serbe Zeljko Raznatovic i njohur si “Arkani” do të paguajë 1.5 milionë euro dhe do të kalojë një vit në arrest shtëpie të mbikëqyrur. Sakaq, motrës së saj Lidija mund ti jepet një arrest shtëpie gjashtë mujor. Akuza ndaj Cecas u ngrit në fund të marsit pas tetë vitesh hetim. Ajo dhe shoqata e saj janë akuzuar se kanë vjedhur 4 milion marka gjermane dhe më shumë se 3 milion dollarë të transferuara lojtarëve nga klubi i “Obilicit” që kishin nën pronësi.  Hetimet u kryen edhe për përfaqësuesit e klubit Dragisa Binic dhe Jovan Dimitrijevic. Ata janë akuzuar konkretisht për transferin e Obradovic tek Lokomotiva e Moskës. Kalimi kushtoi 3 milionë dollarë por klubi nuk mori asnjë para nga lëvizja.

 

Do përkujtuar se motrat Lidia Svetlana Raznatoviç dhe Ocokoljic janë dënuar në maj të vitit të kaluar për shkak keqpërdorimit të parave të ndara nga transferimi i lojtarëve të futbollit OBILIC në klube të huaja. Motrat  janë të obliguara për kthimin e shtetit  shumën prej një million e gjysmë milion euro, dhe shuma për pagesë është e ndarë në tre këste.

 

Do thkesuar se Ceca u bë e njohur në opinionin publik serb për martesën e saj me kriminelin e luftës, Zeljko “Arkan” Raznatovic. Hetimi lidhet me aktivitetin në kohën kur ishte presidente e klubit të futbollit të FK Obilic. Sipas mediave serbe, motra e këngëtares dhe dy drejtues të tjerë të klubit isjhin të përfshirë gjithashtu në hetime, për transfertat e parregullta të lojtarëve.

 

Ceca do të përballet edhe me një akuzë shtesë të armëmbajtjes pa leje, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 11 pistoleta. Këngëtarja morri detyrën më të lartë në klubin kryeqytetas në vitin 2000, pasi bashkëshorti i saj u vra në Beograd. Çifti u martua në vitin 1995, në kohën kur “Arkan”-i drejtonte trupat paraushtarake më famëkeqe dhe të frikshme në Jugosllavi. Një nacionalist serb, mbi “Arkanin” rëndojnë akuza për mijëra vrasje. Ceca drejtoi klubin për katër vjet, deri në vitin 2003 dhe besohet se gjatë kësaj periudhe ajo përvetësoi 3,5 milion dollarë, nga shitja e një futbollisti në një klub gjerman.

Jo vetëm kaq, aferat me Cecën në Serbi nuk kanë të ndalen pervec abuzimeve me para edhe ato reth “ockurit”, abuzime me ish-burrin e saj Arkanin e cila ne atë kohe se ishte gjallë kishte incizuar skena erotike, duke bere sex me Shrbendzhinë. Një gazetë beogradase ekskluzivisht ka zbuloi skena seksi të Cecës (vejushkës së Arkanit) me Rade Sherbedzhija dhe Filip Gajiç në filmin “gjak të papastër” sipas romanit të Bore Stankovića nën  regji të Stojana Stojčića. Dhe për 14 vjet ishin të censuruara të dalin para publikut, sepse ishin të ndaluara nga burri i saj i fundit krimineli serb Arkan. Sidoqoftë CECA u lirua nga burgu, tash mund të bëjë sex sa tëduan natë ditë, në filma porno të cilës ja kishte ndaluar Arkani sa ishte gjallë..

SHPËRNDAJE