(AIK-Presheva Jone)

 

Eminem ka një arsye të re për të qeni i lumtur – pasi albumi rikthyer i reperit, “Recovery”, ka qenë albumi më i shitur i vitit 2010. Sipas një raporti të Nielsen SoundScan, disku është shitur në më shumë se 3.4 milionë kopje që nga lëshimi i tij në qershor, 300 mijë më shumë se Lady Antebellum dhe albumi i saj “Need You Now” që shiti 3.09 milionë kopje. Albumi i tretë i Taylor Swift, “Speak Now”, është renditur i treti me 2.96 milionë shitje. Justin Bieber me “My World 2.0” dhe Susan Boyle me “The Gift” kanë pushtuar pozitat katër dhe pesë. Lady GaGa me albumin “The Fame” është renditur e gjashta me 1.6 milionë kopje të shitura.

SHPËRNDAJE