Portieri dhe kapiteni i Realit të Madridit, Iker Casillas nuk i kurseu elozhet për shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo në një moment të vecantë për atë. Pjesmarrës në një ceremoni të organizuar pikërisht për nder të tij, portieri spanjoll nuk mund ti shmangej dot pyetjeve për portugezin Ronaldo.

“Është me të vërtetë kënaqësi e vecantë të shikosh Ronaldo kur luan në Bernabeu dhe për të është një lluks të veshë fanëllën e Realit. Është e pamundur të krijosh një binom më të mirë”.

Për sa i përket një takimi të mundshëm të portugezit të mërkurën pasdite në grumbullimin e skuadrës, numri 1 i portës së madrilenëve tregoi se kishte arritur në qëndrën stërvitore në 16 e 15 por gjithcka kishte qënë si më parë.

“Nuk pati asnjë takim dhe nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Cristiano ishte normal. Ai ashtu si edhe ne është i përqëndruar tek ndeshja kundër Sevilla pasi nuk mund ti lejojmë më vetes të humbasim pikë, duhet të fitojmë.

Ndërsa për cështjen e fituesit të Topit të Artë portieri Iker Casillas ka pranuar se Reali i Madridit ka në gjirin e tij disa futbollistë që mund ta fitojnë këtë cmim megjithatë gjithcka do të varet votimi që do të bëhet.

SHPËRNDAJE