Canon i ri ELPH 530 HS do të jetë kamera e parë e Canon me tipar të brendandërtuar për lidhjen Wi-Fi. Kjo nënkupton që ju do të jeni në gjendje që nëpërmjet internetit pa kabllo të vendosni fotografi në internet si dhe të bartni mediat drejtpërdrejt tek celularët.
Kamera e re i vendos fotografitë tek Canon Image Gateway duke e përdorur një lidhje wireless të lidhur në internet. Shërbimi online i Canon ua mundëson që t’i organizoni fotografitë dhe t’i shpërndani ato në Facebook, Twitter dhe YouTube.

530 HS do të ua mundësojë kamerës që nëpërmjet lidhjes wireless të luhet me smartphone dhe tabletë. Gjatë muajit mars, Canon planifikon që të lëshojë aplikacionin Camera Window për iOS, kështu që do të jeni në gjendje që t’i bartni fotografitë dhe videot nga 530 HS në një pajisje iOS dhe anasjelltas. Canon planifikon që gjatë muajit maj ta bëj lëshimin e një aplikacioni të ngjashëm për Android.

Megjithë veçoritë e reja për Wi-Fi, Canon Powershot ELPH 530 HS është identik me Canon ELPH 520 HS i cili doli gjatë muajit të kaluar. Është i fuqizuar nga procesori i ri Digic 5 nga Canon, që ia jep kamerës funksionimin më të shpejt dhe pamjet e përmirësuara sa i përket ndriçimit në krahasim me paraardhësit e vet Digic 5. 520 HS ka mundësi të bëjë deri në 12 herë zmadhimin optik dhe kap me një senzor CMOS 10 megapiksellë, me ndjeshmëri të lartë./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE