Canon ka prezentaur DSRLR-në e ri nga entry-level, EOS 650D (EOS Rebel T4i për tregun amerikan), i cili fizikisht është identik me paraardhësin 600D, por sjell disa risi interesante. Para së gjithash, është i pari DSLR i cili sjell ekranin e ndjeshëm në prekje, kështu që tani sipërfaqja e tij prej 3” mund të përdoret për navigim më të lehtë dhe më të shpejtë. Pastaj ka edhe APS-C sensorin me 18 megapixelë, plus procesorin Digic 5 të Canonit, i cili nuk është edhe aq i shpejtë sa Digic 5+, por mjaft i mirë për të siguruar shkrepje prej pesë fotografish në sekondë dhe ISO ndjeshmëri deri 25.600. Interesante është edhe integrimi i sistemit hibrid të autofokusit, i cili mundëson fokusim të avancuar, përkatësisht shfrytëzim të autofokusit të vazhdueshëm në modin Movie dhe Live View, ndërsa ka edhe stereo mikrofonin për incizim Full HD të videos. Trupi do të duhej të gjendej në treg kah fundi i këtij muaji me çmim prej 849 dollarësh.

Bashkë me të Canon ka prezantuar edhe dy objektivë të rinj nga seria SMT. Njëri është si version “panckake”, EF 40mm f/2.8 STM ultrakompakt, ndërsa tjetri EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS STM. Do të jenë në dispozicion nga fundi i muajit me çmim prej 200, përkatësisht 550 dollarësh.

SHPËRNDAJE