(AIK-Presheva Jone)


Gjatë mbrëmjes së të dielës kur u luajt ndeshja e fundit e javës për primera divizionin spanjoll,kur Real Madrid shënoi golin e katërt me Riki Kaka’,Mourinho nuk mundi të përmbahej duke shkuar të festoj para pankinës se Villarealit,prapa të cilës ishte ulur djali i tij. Në ato momente janë ngritur në këmbë disa futbollistë të “Nëndetëses së Verdhë”  dhe kanë dashur ta godasin me shishe uji,njëri prej tyre ishte e Cani.

“Unë në ato momente isha i gatshëm ta godisja trainerin e realit mirëpo tani e kuptoj se do të isha gabuar,ai thjesht po festonte,megjithëatë ishte e tillë situata që atë moment e bëri aq provokues. Sidocoftë ai duhej që të festonte në pjesën e cila i takonte,jo tek ne” ka përfunduar Cani.

Ndërkohë që Mourinho është deklaraur pas ndeshjes se “Nuk kam pasur as edhe një qëllim provokues,ju betohem. Aty diku ishte ulur djali im dhe shkova ta festoj me të”

SHPËRNDAJE