CANA: Në fushë me Zvicrën, prezenca ime dhe e jona me shqiponja është për fitore !

Sipas futbollistit të lacialëve, fushata eliminatore e Shqipërisë do të zhvillohet në një grup të fortë, ku padyshim favorite është Zvicra.

 

Shqipëria nuk është mes favoritëve për t’u kualifikuar në Botërorin 2014. Kjo është e sanksionuar në letër, sipas të cilës ëndrra e shqiptarëve është vështirë të realizohet edhe në këtë edicion. Por kuqezinjtë kanë në dorë të japin maksimumin për një paraqitje sa më dinjitoze në grupin E eliminator. Sipas futbollistit të lacialëve, fushata eliminatore e Shqipërisë do të zhvillohet në një grup të fortë, ku padyshim favorite është Zvicra.

 

Cilat janë pretendimet e Kombëtares sonë në Grupin E, a duhet që shqiptarët të ëndërrojnë për një kualifikim të mundshëm?

“Grupi dihet që është shumë i niveluar. Besoj se me një skuadër si Zvicra që besoj se për mua është favoriti. Duke parë ekipe si Norvegjia e Zvicra që janë më lartë si nivel, kuptohet që nuk mund të pretendojnë që ne të jemi favoritë për kualifikim. Fatin dhe lojën tonë dhe përfaqësimin e vendit ne e kemi në dorë dhe ne atë do e bëjmë në mënyrë sa më dinjitoze”.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni