Klubi francez përgatit ofertën për kapitenin e Shqipërisë

Lorik Cana është kthyer në fushë pas katër muajve të gjatë mungese. Pas 75 minutave në fitoren me Napolin, mesfushori shqiptar ishte titullar dhe qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë kundër Juventusit.
Forma ende jo optimale fizike është kompensuar nga shpirti I sakrificës që kapiteni I Kombëtares tregon gjithmonë në fushë. Është piëkrisht ky virtyt një prej arsyeve përse Cana kujtohet ende nga ish-skuadra e tij, Marseja dhe nga tifozët.
Së fundmi mesfushori ka deklaruar për “Canal +” se me fanellën e Marsejës ka marrë disa prej kënaqësive më të mëdha në karrierë, duhet theksuar se duhet të kthehet për të ndihmuar klubin që po përjeton një sezon shumë të dobët. “kjo është një mundësi për një të ardhme të afërt ose të largët, por ndoshta edhe nuk ndodh kurrë”, ishin disa prej fjalëve të Canës.
Por, deklaratat e dashurisë së lojtarit nuk I kanë shpëtuar drejtuesve të klubit marsejezë dhe tashmë në Francë po përflitet për një rikthim të mundshëm të Canës në Ligën e Parë.

SHPËRNDAJE