Ylli i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Krahas kërkesave të shumta që i kanë bërë deri tani, Cana shpreh edhe dëshirën e tij që një ditë të prek edhe gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Kosovari që aktualisht është pjesë e skuadrës turke, Gallatasaraj është i lidhur me një transferim në ekipin italian, Lacio.

Cana për “mondoceleste.it” ka thënë se ndihet mirë në Turqi, por ai nuk i ka mbyll derën Lacios.

“Ndihem mirë në Turqi, por në Itali tërheqja është më e madhe”, ka thënë Cana.

Ai më pas ka thënë se do të dëshironte që një ditë të prek edhe gjigantin spanjoll, Real Madridin.

“Ka shumë skuadra që kanë një famë të madhe në botë, por mendoj se Real Madridi është maksimumi dhe kurorëzimi i karrierës. Por, sigurisht, ka miliona futbollistë në botë që duan të veshin fanellën e Realit dhe shumë pak arrijnë, po për mua do të ishte kulmi i karrierës”, tha ai.

SHPËRNDAJE