Gjenevë/UNO, 22 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)
Znj.Micheline Clamy-Rey ka rikonfirmuar rolit dhe arsyet e njohjes së pamavrësisë së Kosovës

Në proncimet e shefes së diplomacisë së Zvicrës, njëherit presidentes së ardhshme të këtij vendi znj.Micheline Calmy-Rey në mdiat zvicerane ka mbrojtur sot njohjen e shteti të Kosovës. Ajo keto ja kishte konfrimaur disa herë edhe përfaqësisë së mediave shqiptare në Kombet e Bashkuara në Gjenevë Nefail Maliqit.


Znj.Micheline Clamy-Rey ka rikonfirmuar rolit dhe arsyet e njohjes së pamavrësisë së Kosovës që sipas saj “Zvicra nuk është as e para e as mbrama që ka njohur shtetin më të ri në Ervropë, atë të Kosovës”. Mund të them, sipas chefes së diplomacisë zvicerane se “ne mund të jemi të sigrut se të parët jemi që kemi folur në OKB për pamvarësinë e Kosovës..” («Mais nous avons sûrement été les premiers à dire à l’ONU qu’il fallait parler de l’indépendance du Kosovo»)
Sipas znj.Calmy-rey “Austria ishte para nesh, nëse kjo ju qetëson. Prandaj, ka qenë qeveria që ka bërë njohjen diplomatike të Kosovës dhe jo unë. Dhe, Zvicra ka qenë shteti i 30 ose 31-të që ka njohur Kosovën. Austria e ka bërë këtë para nesh, nëse kjo ju qetëson. Ne nuk kemi vepruar me nguti. Mirëpo, sigurisht, ne ishim të parët, që atëbotë në OKB patëm deklaruar se tash duhet të flitet për pavarësinë e Kosovës. Bëhej fjalë për stabilizimin e regjionit.”
Në proncimet e shefes së diplomacisë së Zvicrës, njëherit presidentes së ardhshme të këtij vendi znj.Micheline Calmy-Rey në mdiat zvicerane ka mbrojtur sot njohjen e shteti të Kosovës. Ajo keto ja kishte konfrimaur disa herë edhe përfaqësisë së mediave shqiptare në Kombet e Bashkuara në Gjenevë Nefail Maliqit. Micheline Calmy-Rey ka mbrojtur sot njohjen e shpejtë të Kosovës nga ana e Zicrës, duke nënvizuar se Berna, pa dashur kurrë t’i mbyllë sytë, kishte kërkuar menjëherë që Prishtina t’i respektojë rregullat e shtetit të së drejtës dhe “të mos i fshehë nën qilim faktet e tmerrëshme” të cilat mund të kenë ndodhur në të kaluarën.
Duke folur në kuadrin e polemikave që kanë të bëjnë me Hashim Thaçin pas raportit të përgatitur nga senatori tiçinas Dick Marty për llogari të Këshillit të Evropës, lidhur me trafikun e dyshuar të prganeve të nxjerra nga të burgosurit serbë, këshilltarja federale ka kujtuar pastaj se deklarata e pavarësisë e Kosovës dhe njohja e saj më 2008 nuk vareshin nga personi i kryeministrit kosovar.

Në një intervistë të botuar sot në “Bund”, shefja e diplomacisë helvete ka saktësuar megjithatë se Zvicra ka qenë vetëm “vendi i 30-të ose i 31-të” që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo ka pranuar se e vërteta pse Konfederata ka qenë ndër vendet e para që e ka ngritur në OKB çështjen e pavarësisë së Kosovës, ishte vetëm sepse “rajoni duhej të stabilizohej”.

Lidhur me çmimi Diaspora, Calmy Rey përgjigjet shkurt: Në kontekst të publikimit të raportit të Martyt, kjo nuk ishte kohë e përshtatshme për pranim festiv të këij çmimi. Për këtë arsye dorëzimi i çmimit është anuluar më 21 dhjetor “.
SHPËRNDAJE